Ajo që ndodhi në Empoli është e papranueshme. Milani bën shumë mirë që e ngre zërin me drejtuesit e tij, madje, më në fund dikush ka vënë fytyrën. Episodet kundër kuqezinjve tashmë janë në rend të ditës, në çdo ndeshje ka vendime të pakuptueshme arbitrare që komprometojnë rezultatin apo ecurinë e ndeshjes. Dy incidentet e fundit në Empoli, faulli kundër Walker dhe kartoni i dytë i verdhë për Tomorin (VAR-i nuk mund të ndërhynte sipas protokollit, absurde), kanë shkaktuar protestën e Zlatan Ibrahimovic.
Senior Advisor i Redbird ka kërkuar respekt për Milanin. Është absolutisht e papranueshme që çdo herë të ketë episode të çuditshme në dëm të kuqezinjve. E pati provuar Paulo Fonseca ta vinte në dukje kohë më parë, pas natës së Bergamos, ndoshta me mënyra dhe kohë të gabuara, dhe nuk u dëgjua. Këtë herë është një drejtues i lartë i Milanit që e ka ngritur zërin në mënyrën e duhur. Milani është gati t’i dërgojë një letër AIA-s, në mënyrë që të ketë më shumë vëmendje përgjatë ndeshjeve. Më shumë respekt për kuqezinjtë, ashtu siç ndodh me skuadrat e tjera politikisht më me ndikim.
Prapaskena e përpjekjes së Interit për t’ia vjedhur Joao Felix, Milanit, ishte i njohur në qarqet e merkatos, por jo për publikun. Nerazzurrët u përpoqën ta merrnin portugezin si për të penguar Milanin që të forcohej, por edhe për të fituar një tjetër duel merkatoje. Megjithatë, këtë herë, përpjekja i shkoi bosh. Joao Felix e snoboi Interin dhe në një konferencë për shtyp zbuloi se kishte vetëm një objektiv, të shkonte te Milani dhe se kishte refuzuar çdo destinacion tjetër. “Thashë se do të ishte e pamundur, e kisha vendosur të shkoja te Milani”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Goli në debutimin e tij ishte kartvizita më e mirë që mund të tregonte për t’u prezantuar me tifozët tij të rinj milanist. Tifozët në San Siro janë tashmë të çmendur pas tij dhe shpresa është që të mundë të magjepsë me lojëra të tjera të tjera të bukura. Objektivi i tij është të qëndrojë te Milani edhe pas huazimit gjashtë-mujor. Joao i ka idetë e qarta, ai dëshiron ta bindë Djallin që të mbështetet te ai edhe për të ardhmen. Milan dhe Chelsea, në akordin e arritur, nuk kanë përfshirë një të drejtë blerjeje nga ana e Milanit, por sigurisht që do ta diskutojnë në fund të sezonit. Ndërkohë, duhen gola, asiste dhe lojëra të stilit Feliks për ta bindur klubin të bëjë një përpjekje të konsiderueshme financiare.
Është e nxehtë çështja e “katër fantastikëve” për t’u futur njëkohësisht në fushë. Prej vitesh jemi ankuar për mungesën e cilësisë në zonën e sulmit dhe tani që Milani ka lojtarë të shkëlqyer po mendojnë nëse mund të luajnë të gjithë bashkë apo jo? Në fakt, duhet të jenë kundërshtarët që duhet të shqetësohen se si t’i ndalojnë. Po, cilësia shkon gjithmonë në fushë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>