Rebel, elegant, aristokrat. Shumë, shumë fatkeq! Historia e mesfushorit argjentinas që mund të kishte rishkruar historinë e Milanit
Ajo midis Fernando Redondos dhe Milanit është një histori dashurie e munduar, në të një dorë të mirë e luajti dhe fati i keq. Mesfushori argjentinas, që pati veshur fanellën Rossonere në verën e 2001, pas pak ditësh stërvitje këput ligamentin e gjurit të djathtë në stërvitje.
Pason një kalvar i pafundme, që e detyron të qëndronte fushave të lojës për dy vjet. Rikthehet në mes të sezonit 2002/03, duke ia arritur me sukses të tregojë vlerën e tij në Kupën e Italisë. Fitoi me Rossonerët edhe Champions League, edhe Superkupën e Evropës, përpara se t’i thoshte lamtumirë Milanit dhe futbollit më 16 maj 2004, në San Siro.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
MBRRITJA TE MILANI
Vera e vitit 2000 ishte veçanërisht e ndërlikuar për administratorin e deleguar të Milanit, Adriano Galliani, në merkato. Drejtuesi Rossoner kërkonte përforcime të cilësisë së lartë për skuadrën që një vit më parë kishte fituar Scudetton nën drejtimin e Alberto Zaccheronit. Trajneri romanjol do të qëndrojë në drejtim të Djallit edhe për sezonin e ri, duke kërkuar lojtarë të rinj, veçanërisht në mesfushë. Galliani vihet në gjyrmë të emrave emergjentë, Valencia, Farino dhe Gerard, por parakalohet nga Interi dhe Barcelona, të cilët i rrëmbejnë menjëherë lojtarët.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Kështu lëshohet mbi argjentinasin e Real Madridit, Fernando Redondo, i votuar si lojtari më i mirë i Champions League të fundit. Një kampion, edhe pse jo edhe aq i ri (është 31 vjeç), i pajisur me një teknikë dhe elegancë të kristaltë, besohej se mund ta fuqizonte mesfushën Rossonere duke i dhënë atë hop në kualitet për t’u rikthyer përsëri në krye të Evropës. Negociatat u zhvilluan nga Adriano Galliani dhe Ariedo Braida në brigjet e Liqenit Lemani, në Gjenevë të Zvicrës.
Tashmë Real Madridi ka një president të ri, Florentino Perez, i cili më në fund pranon largimin e playmakerit argjentinas për një çmim prej 35 miliardë lirash. Më 27 korrik, mbërrin tymi i bardhë i shumëpritur dhe zyrtarizohet operacioni. Galliani, me ndërhyrjen e tij mahnitëse me takë kundër Berg në sfidën evropiane kundër Manchester United, të skalitur në mendje, ekzaltohet.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
“Është blerja e madhe që aq shumë kërkonim, – do të deklarojë nga Spanja. – Nuk ishte e lehtë, edhe sepse presidenti i Real ka hezituar deri në fund”.
Lojtari firmos një kontratë të pasur trevjeçare me vlerë afërsisht 8 miliardë lira në sezon, 2 miliardë më shumë sesa fitonte në Spanjë.
Më 2 gusht bëhet edhe prezantimi zyrtar në Milanello.
“Njoh shumë gjëra rreth Milanit, – do të thotë argjentinasi ish Real – është një klub i madh me lojtarë të mëdhenj. Kjo është një etapë emocionuese e karrierës sime; jeta është e bërë nga cikle, dhe këtu fillon një tjetër. Në Madrid isha mirë, njerëzit gjithmonë më tregonin shumë dashuri dhe nuk do të kisha menduar kurrë se do të vija të luaja në Itali, pikërisht tani. Por futbolli është i çuditshëm”.
Duke qenë se fanella me numër 6 është tërhequr nga klubi milanist për nder të Franco Baresit, i sapoardhuri duhet të pranojë numrin 16.
“Në Argjentinë, të gjithë kemi të afërm italianë ose spanjollë – shton ai – dhe është normale të bëjmë tifozllëk për skuadrat e këtyre vendeve. Babai im ëndërronte që unë të vija këtu dhe në fund ia dola. U mendova mirë para se ta pranoja; qenia këtu, tani, është një privilegj dhe futbolli italian nuk më tremb. Kampionati është e fortë dhe pikërisht për këtë është emocionues”.
“Di pak për skemat e Zaccheronit – konkludon. Ajo që di është se dua të kontribuoj në skuadër, duke vënë në praktikë edhe këtu atë që kam mësuar gjatë dhjetë viteve të fundit në futboll”.
DËMTIMI DHE KALVARI I GJATË
Por, për Redondon dhe Milanin, fati i keq zbret në skenë vetëm disa ditë më vonë. Gjatë stërvitjes argjentinasi këput ligamentin e gjurit të djathtë, por se si, nuk ka një shpjegim të njëtrajtshëm. Shumë thonë se shkak ishte këmba që u ngatërrua në një vrimë të fushës në Milanello, e cila ishte rënduar nga shiu. Të tjerë, mes të cilëve edhe klubi i Milanit, besojnë se aksidenti ndodhi teksa po vraponte mbi tapis-roulant.
Fakt është se dëmtimi është shumë serioz dhe për Redondon, kalohet me shpejtësi nga entuziazmi fillestar i një aventure të re shpejt në dhimbjen e një sprove të gjatë. Disa zgjedhje të gabuara të mjekëve, në fakt, do të çojnë në një shtyrje shumë gjatë kohëve të rekuperimit, me lojtarin që i duhet të qëndrojë jashtë fushave për dy vjet të tëra.
“Mbaj mend që bëra stërvitje verore me Real Madridin, por te Milani ishte gjithçka ndryshe, pasi seancat stërvitore ishin të vështira, me shumë ngarkesë dhe me punë force” – ka deklaruar më 2019 mesfushori bjond për të përditshmen ‘La Nación’. – Nga krenaria, nuk thashë kurrë asgjë, por nga muskujt isha i rraskapitur. Kisha nevojë për një adaptim gradual, por e kuptova vetëm më vonë. E kështu, duke u sforcuar, këputa ligamentin e gjurit”.
“Ndërhyrja e parë kirurgjikale nuk shkoi mirë. Mjeku italian që më operoi kishte trajtuar disa lojtarë të Milanit, por nuk ishte i specializuar në kurimin e gjurit. Problemi nuk ishte aq te operacioni, por në faktin që gjuri nuk po rikuperohej; ënjtej dhe më dhembte. Mjekët thonin që duhej të kapërceja barrierën e dhimbjes. Bëhej gjithnjë e më e vështirë, përfundimisht gjuri u inflamua dhe situata po përkeqësohej”.
Duke parë problemet me rekuperimin, Redondo, duke demonstruar ndershmëri të madhe dhe duke fituar respektin e tifozëve Rossonerë, i kërkoi klubit t’i pezullonte dhënien e pagës derisa të rikthehej e të luante.
“I kërkova Gallianit të mos më paguante derisa të rikthehesha të luaja. Në Milanello, të gjithë më pyesnin se kur do të kthehesha dhe unë nuk dija çfarë të thoja. Më duhej ta lija qendrën sportive: nëse e gjithë kjo do të kishte ndodhur në Madrid, gjërat do të kishin qenë ndryshe, sepse i pata dhënë shumë klubit. Por në Milano, nuk kisha qenë në gjendje të luaja asnjë minutë. Ishte një situatë e tmerrshme”.
Më në fund, Redondo, për të zgjidhur situatën u detyrua t’i nënshtrohej një tjetër ndërhyrjeje në gju.
“U konsultova me specialistët më të mirë të gjurit në botë. Profesor Martens na dha shumë siguri dhe, me rekomandimin e tij, përdora një teknikë të quajtur Bier Block, e ndaluar në Itali, e cila vepronte në sistemin nervor qendror për ta thyer kujtimin e dhimbjes”.
“Nga operacioni i dytë kujtoj çdo moment. Në sallën e operacionit, më ngritën këmbën dhe ma hoqën të gjithë gjakun me një përçues nën ndikimin e ilaçeve. Rreziku ishte se nëse ai gjak do të kishte shkuar në zemër, mund të kisha pasur një problem serioz. Në këtë mënyrë, arrita t’i superoja dhimbjet dhe të punoja për rehabilitimin. Arrita të bëja gjithçka: më vonë, më çuan në Knokke, një lokalitet turistik veror në veri të Belgjikës, por ishte dimër dhe shihja se mund ta kapërceja dhimbjen dhe inflamacionin, arrita të jepja maksimumin. U rikuperova dhe u ktheva të luaja edhe për dy vjet të tjera”.
GJURMA NË KUPËN E ITALISË
Kapërcyer probleme e rënda fizike, Redondo rikthehet në dispozicion të Milanit dhe të trajneri i ri Carlo Ancelotti, që e nxjerr në debutim me Rossonerët më 3 dhjetor 2002, në Kupën e Italisë kundër Ankonës. Bjondi argjentinas luajti gjithë pjesën e parë si organizator, duke u zëvendësuar në pjesën e dytë nga Pirlo.
Megjithatë, lojtarit i duheshin më shumë minuta për të rifituar formën fizike. Debutimi në Serie A erdhi disa ditë më vonë, më 7 dhjetor, në fitoren në shtëpi kundër Romës. Redondo hyri në lojë në të 84′ në vend të Shevchenkos dhe publiku i San Siros i rezervon një standing ovation. Qysh në ato minuta të pakta, progresi ishte i dukshëm, me argjentinasin që u bë i dobishëm, duke rikuperuar topa të vlefshëm në sigurimin e fitores.
Paraqitja e parë e madhe e Redondos me fanellën kuqezi erdhi më 18 dhjetor 2002, kur skuadra e Ancelottit shkatërroi Anconën 5-1 në San Siro, në ndeshjen e dytë të të tetave të Finales. Redondo kombinohet në perfeksion me Rui Costën dhe Leonardon, dhe disa prej lojrave të tij ishin vërtet të shkëlqyera. Gjithnjë në Kupën e Italisë, më 22 janar, ripërsërit suksesin me një paraqitje të shkëlqyer në Bentegodi kundër Chievos, e cila mposhtet 5-2 pas një barazimi skeletik 0-0 të ndeshjes së parë.
Në kampionat, ndeshja e parë si titullar erdhi më 2 shkurt 2003, në shtëpi kundër Modenës. Mesfushori luajti një rol kyç në fitoren 2-1 të skuadrës ndaj Canarinëve. Më 25 shkurt 2003, vjen edhe kënaqësia e debutimit si titullar për Milanin, në Champions League, në ndeshjen e fituar jashtë fushe kundër Lokomotiv Moskës. Në Evropë koleksionon pesë ndeshje dhe pavarësisht se në finale nuk zbriti në fushë, ishte ndër fituesit e trofeut.
Por gëzimi më i madh personal ishte Kupa e Italisë, e fituar si protagonist me dy performanca të shkëlqyera në dy finalet kundër Romës. Ishte në atë trofe, i cili mungonte në vitrinën e trofeve të Milanit prej 26 vjet, që xhevahiri argjentinas la gjurmën e tij. Edhe pse atletikisht më pak i fuqishëm pas dëmtimit të rëndë, nga pikëpamja teknike dhe e inteligjencës taktike lojtari nga Buenos Aires tregoi gjithmonë se mund të bënte diferencën.
Pas çdo loje të tij, publiku i San Siros çmendej. E mbyll vitin e tij të parë me Rossonerët me 19 ndeshje gjithsej dhe e zgjat kontratën edhe për një sezon tjetër. Duke u bërë një beniamin i tifozëve në sezonin 2003/04, sa herë që thirret në kauzë, gjithmonë jep kontributin për ngjyrat Rossonere. Në palmaresin e tij shtohet edhe një Scudetto dhe një Superkupë Evrope.
LAMTUMIRË, BASHKË ME ROBI BAGGIO
Lamtumirën për tifozët e Milanit dhe nga futbolli, Redondo e jep në San Siro më 16 maj 2004, në ndeshjen kundër Brescias, që ka hyrë në histori sepse në atë ndeshje u tërhoq përfundimisht nga futbolli edhe Bishtaleci, Roberto Baggio. Argjentinasi hyn në fushë në 60′ në vend të Andrea Pirlos, pikërisht në kohë për të festuar Scudetton e 17 të Milanit dhe për t’i dhënë lamtumirën në mënyrën më të mirë të mundshme tifozëve të tij.
“Ishte një kënaqësi dhe nder i madh të isha pjesë e familjes Milan”, do të deklarojë. – I falënderoj tifozët për dashurinë që më kanë treguar gjithmonë”.
I dha lamtumirën atij publiku që e deshi shumë në moshën gati 35 vjeçare, me 14 ndeshje të tjera të ndara midis Serie A, Kupës së Italisë dhe Champions League. E duke lënë tek të gjithë ata që e panë të vishte me një elegancë unike fanellën e kuqezinjve një keqardhje të thellë për një lidhje sportive që, pa atë dëmtim tragjik, mund të kishte qenë shumë më e gjatë dhe më e pasur në kënaqësi.