Duke u transferuar si lojtar i lirë, me zero euro, nga PSG te Real Madrid në këtë merkato verore, sot Kylian Mbappé, sulmuesi francez klas 1998, ka përjetuar ditën e tij të parë të vërtetë si lojtar i ‘Blancos’. Në mëngjes vizitat mjekësore në qendrën sportive Valdebas. Pastaj nënshkroi kontratën që do ta lidhë me Real Madridin deri më 30 qershor 2029. Paga? 15 milionë euro neto në sezon: një tarifë që gradualisht do të shkojë në 20.
Real Madrid, dita e parë e Mbappé
E gjithë, padyshim, me bonuse për objektiva – personale dhe ekipore – dhe pasi tashmë ka arkëtuar një bonus të konsiderueshëm bashkë me firmën, rreth 125 milionë euro. Afera e merkatos së shekullit. Të drejtat e imazhit janë ndarë si më poshtë: 80% për lojtarin, 20% për klubin iberik.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Kështu pra, ndodhi në orët e para të pasdites, prezantimi i Mbappes si kampioni i ri i Real Madridit, në stadiumin ‘Santiago Bernabéu’, para 85 mijë tifozëve (duke thyer rekordin e mbajtur, që nga viti 2008, nga njëfarë Cristiano Ronaldo). Mbappé u prezantua para tifozëve ‘Merengues’, personalisht nga presidenti Florentino Pérez.

“E pabesueshme të jem këtu. Tani jam një djalë i lumtur”
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Më pas, e mori fjalën futbollisti i kombëtares së Didier Deschamps që, duke puthur stemën në fanellë dhe duke folur menjëherë në spanjisht, tha: “Është e pabesueshme të jem këtu, për shumë vjet kam ëndërruar të luaj në Real Madrid dhe tani jam një djalë i lumtur sepse ëndrra po realizohet”.
“Falënderoj Florentino Pérez dhe njerëzit që punuan për të qenë këtu: kemi fituar, tani jam një lojtar i Realit. Dhe pastaj familja ime. Tani kam një ëndërr tjetër: të jem në lartësinë e klubit më të mirë në botë. Do të jap jetën për këtë klub dhe për këtë fanellë”, përfundoi Mbappé, i cili më pas nxiti turmën duke thirrur “Hala Madrid!”.