Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, ka bërë të ditur ftesën për turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë të cilit Los Blancos do të përballen me Milanin. Në fakt, të enjten e datës 1 gusht, në orën 02:30 me orën tonë, do të zhvillohet ndeshja e dytë e kuqezinjve të Paulo Fonsekës në këtë Tour Soccer Champions 2024. Pas suksesit ndaj Manchester City të Pep Guardiolës, përballë Djallit do të zbresin në fushë kampionët në fuqi të Champions League, të cilët vitin tjetër premtojnë të bëjnë gjëra të mahnitshme.
Për të gjithë tifozët e Real Madridit nuk ka pikë dyshimi pritshmëria për të parë një Kylian Mbappé në fushë. Megjithatë, kjo nuk do të jetë mundësia e duhur. Carlo Ancelotti, në fakt, nuk e ka grumbulluar për të sfiduar Milanin, edhe sepse pas Euro 2024 transalpini është ende me pushime, siç është normale të jetë. Japra, kjo është lista e plotë.
Real Madrid-Milan, të grumbulluarit:
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Portierë: Courtois, Lunin, Fran González.
Mbrojtës: Militão, Lucas Vázquez, Vallejo, Fran García, Rüdiger, Jacobo Ramón, Lorenzo, Obrador, Asencio, Joan Martínez.
Mesfushorë: Modrić, Arda Güler, Ceballos, Nico Paz, Mario Martín, Palacios, Jeremy de León.
Sulmues: Vinicius, Rodrygo, Endrick, Brahim, Latasa, Álvaro Rodríguez.