Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, prezantoi në një konferencë shtypi ndeshjen e radhës miqësore në Çikago, kundër Milanit. Këto janë deklaratat e raportuara nga faqja zyrtare e Blancos.
“Te Milani po bëjnë një punë të mirë. Është e qartë që i uroj më të mirat një ekipi nga i cili kam kujtime të mrekullueshme. Tifozëve u mungon Paolo Maldini, por ky është futbolli. Ata blerë me një sulmues fantastik si Morata dhe Camarda është një i ri premtues. Do të jetë ndeshja e talenteve të rinj: Endrick do të mund të mbajë fushën për 45 minuta. Ky para-sezon është pak i veçantë. Dalë nga dalë po rikthehen të gjithë lojtarët, por tani për tani kemi punuar mirë”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>