Reagimi i Leaos. Inati nuk kalon. Ja çfarë po kërkon Allegri. Mungesa që peshojnë shumë

Ka kaluar më shumë se një javë që nga barazimi në Torino, por inati nuk është zbehur ende. Përshtypja në Milanello është se kemi humbur dy pikë në një ndeshje direkte, sepse objektivi është, padyshim, fitorja e Scudettos. Pa se e pa çfarë. Edhe pse në deklarata trajneri nuk e thotë, dhe ka të drejtë: të gjithë...

Milanistat
4 Min Read

Rafa Leao u rikthye në Milanello dhe tashmë e ka mbyllur një seancë stërvitore individuale. Portugezi, do ja rinisë stërvitjes me Allegrin këtë pasdite dhe mezi pret të kthejë faqe pas sulmit të ashpër mediatik që iu desh të duronte javën pas Juventus-Milan.

Në fund të fundit, ai është i destinuar të jetë gjithmonë në qendër të kritikave sepse të gjithë presin prej tij, më të mirën a më të keqen qoftë. Është fati i tij dhe gjithmonë do të jetë kështu, për aq kohë sa do luajë futboll.

Sidoqoftë, ka mbërritur momenti për të ndryshuar marsh, sepse dëmtimi tashmë është pas krahëve, dhe kërkohet të ai të rikthehet në formën e duhur fizike. Aq sa trajneri i kombëtares portugez e riktheu në shtëpi pikërisht për të punuar në aspektin atletik.

Tingëllon më aktuale se kurrë thënia e thënë nga mister Allegri disa ditë më parë, pikërisht për Rafën: “Lëviz që Zoti do të ndihmojë”. Duhet të jetë lojtari i pari që ta dëshirojë këtë ndryshim ritmi, për të ngritur stekën, për të bërë një hop përfundimtar.

Tashmë, në 26 vjeç, nuk ka më kohë, ose mbetesh një lojtar i mirë, ose përpiqesh të jesh diçka më shumë. Dhe i pari që ta dëshirojë këtë duhet të jetë vetë Rafa. I cili, sido që të jetë, duhet mbështetur gjithmonë, sepse është një aset shumë shumë i rëndësishëm për Milanin.

Pas vetëm gjashtë ndeshjesh, ku ka luajtur disa minuta, nuk ka shumë kuptim të fajësosh.

Ka kaluar më shumë se një javë që nga barazimi në Torino, por inati nuk është zbehur ende. Përshtypja në Milanello është se kemi humbur dy pikë në një ndeshje direkte, sepse objektivi është, padyshim, fitorja e Scudettos. Pa se e pa çfarë.

Edhe pse në deklarata trajneri nuk e thotë, dhe ka të drejtë, brenda të gjithë duan ta provojnë. Dhe është normale.

Në një klub si Milani, të gjithë duhet të shënjojnë rezultatin maksimal; mjerë kush kënaqet me një vend të katërt.

Dhe kur në skuadër ke lojtarë si Modric, që e ka fituar Champions Leage, si mos të mendosh për titullin?

Pastaj, ndoshta Rossonerët mund të mos ia arrijnë, por nuk mund të nisen të mundur, dhe është e drejtë të përpiqen.

Ja pse dy pikët e humbura kundër Juventusin djegin akoma shumë, sepse fitorja ishte kaq një hap larg.

Penalltia e humbur prej Pulisic, dy shanset e Gimenez, dy golat e shpërdoruar të Leaos, shkurt, shumë keqardhje dhe mbi këtë dëshirë për revansh duhet të punojë shumë Allegri.

Trajneri livornez duhet të mbështetet mbi zemërimin e shumë lojtarëve për t’u rikthyer në fushë kundër Fiorentinës me dëshirën për t’u rikthyer menjëherë në rrugën e fitores.

Dëmtimi i Saelemaekers definitivisht nuk na duhej. Ndeshjet e kombëtares pikërisht në mes të sezonit janë një katastrofë dhe tani duhen bërë llogaritë edhe me mungesën e tij kundër Fiorentinës.

Dje, fatkeqësisht, ia behu edhe konfirmimi i diagnozës që ishte tashmë i njohur që nga Belgjika: një dëmtim i fleksorit të këmbës së djathtë. Me siguri do ta humbasë ndeshjen kundër Fiorentinës, por edhe Pisa dhe Atalanta janë po aq në rrezik.

A thua ka ardhur koha e debutimit e Athekame, apo Allegri do të dalë me një zgjidhje alternative? Disa mendime në orët në vijim.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente