Kuqezinjtë e kanë seriozisht për sulmuesin anësor anglez, por pavarësisht kësaj negociatat nuk janë të thjeshta.
Në një botë futbollistike në lëvizje të vazhdueshme, ku merkato përfaqëson gjithmonë një mundësi për skuadrat që të përforcohen dhe të rimendojnë për vetveten, seanca dimërore e riparimeve të janarit premton të jetë plot goditje e të papritura.
Ndër këto, bie në sy negociata që e sheh Milanin të angazhuar në një përpjekje të guximshme për të blerë Marcus Rashford, sulmuesin anglez në largim nga Manchester United.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Situata
Pavarësisht entuziazmit për ardhjen e mundshme të Rashford, Milani nuk është duke i varur të gjitha shpresat mbi vetëm një zgjidhje dhe po vazhdon të eksplorojë opsione të tjera, duke e mbajtur vëmendjen te lojtarët të tjerë klasi si Kolo Muani i Paris Saint-Germain, dhe Trincao i Sporting Lisbonës.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Konkurrenca
Kjo kryesisht për shkakun se edhe Barcelona është gjithashtu e interesuar për Rashford, si për të rritur më tej presionin dhe Milani duhet të lëvizë shpejt dhe me inteligjencë për t’i paraprirë konkurrencës. Por edhe për dy emrat e tjerë të sipërpërmendur ka konkurrencë: për francezin, për shembull, është shumë fortë Juventusi.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Lajmi
Klubi kuqezi, i freskët nga lamtumira e Noah Okafor, i cili po përgatitet të veshë fanellën e Leipzig, synon të pasurojë repartin e rij sulmues me një lojtar të nivelit ndërkombëtar si Rashford. Negociatat me Manchester United tashmë kanë marrë një drejtim të favorshëm, pasi siç theksohet nga kolegët e redaksisë sportive të të përditshmes gjeneraliste Corriere della Sera, Red Devils-at janë hapur për transferimin e lojtarit në formë huazimi për gjashtë muaj. Pavarësisht kësaj, mbeten sfida të rëndësishme për t’u kapërcyer, veçanërisht në lidhje me pagën e lartë të Rashford, e fiksuar 13 milionë euro në sezon, një shifër padiskutim jashtë buxhetit të Milanit.