Rafael Leao, realiteti i shifrave dhe të mallkuarat paragjykime të përhershme

U deshën vetëm 20 minuta jo aq të shkëlqyer kundër Napolit, pas rikthimit nga dëmtimi, për t’i dhënë jetë sulmeve kundër Rafael Leao

Milanistat
4 Min Read

E pabesueshme. Pas një muaji pa Rafael Leaon, duket se Milani tani mundet qetësisht të bëjë edhe pa numrin e tij dhjetë. Madje, sipas kësaj narrative, Leao do të ishte problemi i vërtetë i Milanit.

Ka shkuar edhe më tej një gazetar i respektuar sportiv duke parashikuar një skenar dimëror në të cilin Milani, duke shitur Leaon dhe duke blerë Kim dhe Vlahovic, mund edhe ta fitonte Scudetton.

Një polemikë e bazuar në disa minuta lojë, pas një stopi 40-ditor

Personalisht, e shoh në mënyrë krejtësisht të kundërt. Rafael Leao është viktimë e një paragjykimi të rrezikshëm dhe të paqëndrueshëm, bazuar në pafundësinë e asgjësë kozmike.

Këtë sezon, për shkak të një dëmtimi të soleusit, Rafa ka luajtur vetëm 40 minuta (18 në Kupën e Italisë dhe 22 në kampionat).

E megjithatë, rreth 20 minutat e zhvilluar nga Leao kundër Napolit, pa qenë në kushtet më të mira fizike dhe ende pa hyrë në ritmin e ndeshjes, u shndërruan menjëherë në bankën e akuzës ndaj tij.

Rafael Leao, pas më shumë se një muaji ku ka qenë i detyruar të qëndrojnë jashtë fushave për shkak të një dëmtimi delikat, duhet të kishte hyrë në fushë duke thyer gjithçka, ndoshta duke shënuar gol dhe duke ofruar edhe një asist.

Por edhe në një rast të tillë, kritikat nuk do të kishin munguar, e sigurtë; me siguri që ato do të ishin përqendruar mbi ecjen e tij paksa të përkulur apo në shprehjet e fytyrës herë të qeshura e herë serioze. Sepse, në fund të fundit, kush me paragjykim jeton, me fantazma ushqehet.

Kështu, askush s’e vuri se si lojtari u vu në disponueshëm të skuadrës edhe në një moment kur ishte për të vuajtur. Vrapuesit, në fund të fundit, pas një stopi muskular, kanë gjithmonë më shumë vështirësi se të tjerët.

E megjithatë, Rafa goditi me kokë, trajtoi ropa nën presion dhe, pa ndërhyrjen e habitshme të Gutierrez, do të kishte shënuar edhe gol. E gjithë kjo pa qenë ende në kushtet më të mira atletike.

Prej dy vjetësh, shifrat e Rafael Leaos dhe Pulisic janë binjake

Në këtë kontekst negativiteti instrumental, humbet plotësisht nga sytë shifra e vërtetë, ajo që është forca e lojtarit.

Të gjithë theksojnë, me të drejtë, se Pulisic është një nga pikat e forta të Milan, përveçse edhe një prej lojtarët më të mirë të Serie A.

Pajtohem dhe e firmos edhe unë, sepse Pulisic është një lojtar i jashtëzakonshëm, që nuk mund të diskutohet. Megjithatë, ia vlen të analizohet një statistikë.

Shifrat e Pulisic me fanellën Rossonere gjatë dy sezoneve të fundit sportive janë si më poshtë: 32 gola dhe 23 asiste. Një total prej 55 pjesëmarrjesh në gol.

Shifrat e Leao, në të njejtin hark kohor janë 27 gola dhe 27 asiste. Në total 54 pjesmarrje në gol. Shifrat e këtyre dy lojtarëve janë thelbësisht identike.

Leao, për më tepër, po të merret parasysh raporti gol/minuta të luajtura, ka një impakt më të madh teknik sesa amerikani.

Pra, pse Pulisic me të drejtë celebrohet, ndërsa Rafael Leao, nga ana tjetër, konsiderohet problem nga një lloj i caktuar narrative mediatike?

Ndoshta sepse rëndësi ka vetëm analizimi i copëzës së fundit të ndeshjes së fundit, jo të dhënat komplete?

Apo ndoshta sepse mbi Rafael Leaon, gjithmonë, ka pasur një paragjykim që nuk mund të ‘harrohen’, sepse rrethi magjik i zonjëzave mediatike është i interesuar vetëm ta denigrojë këtë djalosh?


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente