Gjashtë vjet me momente të magjishme, shpërthime shkëlqimi dhe lojëra që e kanë mahnitur San Siron.
Gjashtë vjet në të cilat Rafael Leao është bërë një nga simbolet e Milanit modern, i zoti t’i ndajë ndeshjet në mes me shpejtësi dhe të vendosë një kampionat, ai i 2021/22 me talentin e tij kulminant.
Megjithatë, është një aspekt i karrierës së tij Rossonere që vazhdon të mbetet një pikëpyetje: pesha specifike e golave të tij në ndeshje të mëdha.
Leao në ndeshje të mëdha: shifrat
Nuk është kritikë, as etiketë. Është thjesht një fakt: në ndeshje të mëdha, Leao ka shënuar më pak sesa pritej prej një lojtari të nivelit të tij.
Në fakt, në 102 ndeshje gjithsej kundër Atalantës, Romës, Juventusit, Interit dhe Napolit, portugezi mezi ka shënuar 11 gola, ose një në çdo 10 ndeshje.
Mirëpo, kësaj here kalendari i ofron numrit 10 të Milanit një mundësi të dytë, një skenë të re, një ftesë për të qenë në qendër të vëmendjes pikërisht atëherë kur ka më shumë rëndësi, e në veçanti tani, kur skuadra ka nevojë për të.
Për Djallin, ajo e së dielës në San Siro kundër Romës është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe kyçe: pikë vendimtare, një atmosferë e nxehtë, kundërshtar i nivelit të lartë, kryesues të Serie A.
E pikërisht në netë si këto, një lider teknik mund dhe duhet të transformohet në një lider total, ashtu siç ndodhi disa javë më parë kundër Fiorentinës.
Nëse jo tani, kur?
Leao e ka pasur gjithmonë instinktin e kampionit, por tani duhet ta rikthehet e ta rindezë atë, tani kur skena është gjigande, kur të gjithë sytë janë mbi të.
Dhe ka një detaj tjetër më shumë që i shton edhe më shumë patos (para) ndeshjes: nuk është as e sigurt nëse portugezi do të jetë titullar të dielën pas inflamacionit të legenit që e detyroi të largohej në pushimin e pjesës së parë kundër Atalantës.
Kushtet e tij nuk janë perfekte, stafi po e monitoron ditë pas dite, por Rafa do të shtrëngojë dhëmbët. Dëshiron të jetë. Dëshiron të përpiqet dhe ta fitojë ndeshjen. Edhe nëse vetëm për një pjesëz. Sepse disa lloj ndeshjesh e thërrasin dhe ai e di.
Pas gjashtë vitesh, pra, tabuja e big match nuk është një stigmë, por një moment historik për t’u kapërcyer.
Dhe e diela mund të jetë dita kur Rafa të vendosë ta ndryshojë historinë, edhe sepse nëse jo tani, kur?
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
