Rafa Leao, përbindëshi i ri i Firences…!

Lufta ndaj Leaos është bërë e padurueshme; nuk është më kritikë, është thjesht obsesion i pastër, ngjyrosur me paragjykime

Milanistat
3 Min Read

Nga Albin TIRONA*

Kjo ndaj Rafael Leaos nuk mund të quhet më kritikë. Kemi arritur në një luftë publike prej një blloku mediatik që e konteston në gjithçka që bën.

E nëse gabon një gol para portierit, ja atëherë tek shpërthen menjëherë zemërata mediatike, gati për të mirëpritur ekzekutorin që duhet ta ekzekutojë.

Sepse kritika duket se nuk ekziston më. Gjithçka është shndërruar në një kryqëzatë kundër këtij djaloshi, fajtor për çdo faj të mundshëm. Ndërkohë, le të përpiqemi t’i rivendosim gjërat në vendin e duhur.

Sa minuta ka luajtur Leao këtë sezon? Rafa nuk ka luajtur a s’i ka luajtur 90 minuta. Ekzaktësisht, janë 67 minuta të shpërndara në tri ndeshje të ndryshme. 21 nga 67 (kundër Napolit) i luajti duke qenë pa pikë përgatitje dhe pa frymë.

Në më pak se 70 minuta, Rafa ka krijuar katër raste shënimi. Ka shënuar vetëm në të parin dhe kundër Juventusit, nuk ishte shumë i qartë në dy situata. Mund të bënte më mirë? Sigurisht. Por nga këtu e te fajësimi për gjithçka ka shumë rrugë për të bërë.

Kjo nuk është kritikë. Është çmenduri e ngritur në fuqi. Cilët janë ata sulmues që shënojnë në të gjitha rastet për gol që kanë? Nuk ekzistojnë, kaq e thjeshtë është.

Golat e gabuar janë pjesë e jetës së një lojtari. Por nuk i lejohen Rafa Leaos. Ai nuk mund të gabojë asnjë gol. E nëse e humb një, bëhet nami. Nuk u fitua për shkak të tij.

Asnjë që të vinte në dukje se lëvizja që diktoi kalimin te Modric ishte një perlë. Dhe pa atë lëvizje, aksioni nuk ekziston dhe as goli i humbur. Asgjë. Të gjithë thjesht shikojnë gishtin dhe errësojnë hënën.

Ja mostra që duhet demaskuar në faqen e parë, të cilit i mohohet madje edhe e drejta për t’u mbrojtur. Në memorien time futbollistike, kujtoj shumë gola të jashtzakonshëm – shumë më tepër se ata të djeshëm në Alianz Stadium – të humbur nga Inzaghi, Ibrahimovic, Sheva, Van Basten.

Por jo, vetëm Leao duhet të shënojë, gjithmonë. Nëse përqindja realizative nuk është 100%, problemet bëhen qëndrim, mungesë përqendrimi dhe ritmi.

Ky është triumfi i retorikës boshe. Por është gjithashtu fundi i kritikës objektive. Personalisht, do vazhdoj ta mbroj Leaon sepse sulmet që po pëson prej disa kohësh tashmë janë të turpshme.

Dhe do ta bëj qoftë edhe në një vetmi të këndshme. Në karrocën e tij është rehat, por përshtypja është se, shpejt, mund të fillojnë të vijnë të tjerë, shumë. Koha do ta tregojë.

* Albin Tirona është kryeredaktori i milanistat.com

Komentet dhe opinionet e shprehura në rubrikën Editorial, nuk janë domosdoshmërisht edhe qëndrimet e redaksisë


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente