Rabiot? Tërbohet Djalli: dy blerje të tjera përpara mbylljes së merkatos

Milanistat
3 Min Read

Humbja e javës së parë kundër Cremoneses dhe fitorja, me një performancë jo aq shumë mbresëlënëse kundër Lecces, i kanë rihapur lojrat në casa Milanin dhe merkato është në zenith të saj. Me vetëm pak orë deri përpara mbylljes, gongu i fundit do të bjerë ekzaktësisht në orën 20.00 sonte, klubi Rossoner është më aktivë se kurrë. Gjatë mbrëmjes u gjet akordi me Marsejën dhe u krye për Adrien Rabiot, kërkesë specifike e Massimiliano Allegri, por merkato Milan është larg përfundimit.

Milani në punë: Rossonerët në gjueti për përforcime

Me vetëm pak orë deri në fund, Milani dëshiron ta kënaqë në all in Allegrin dhe t’i dhurojë tifozëve një finale shpërthyese të merkatos pas aq e aq shumë kritikave të rënda. Përveç mesfushorit, sytë edhe kah mbrojtësit dhe momentalisht është Joe Gomez, qendërmbrojtësi në largim i Liverpoolit. Akordi është shumë pranë dhe Milani po punon për ta mbyllur sa më shpejt të jetë e mundur.

Një negociatë që do të çojë në arkat e Redsave rreth 15 milionë euro. Po mbyllen detajet e fundit mbi pagën dhe më pas mund të finalizohet marrëveshja, një përforcim me cilësi dhe eksperiencë, një profil gati për Milanin. Në këtë fillim sezoni janë evidentuar disa dobësi në fazën mbrojtëse për këtë arsye klubi dëshiron të mbyllë një goditje, të paktën një në repartin e mbrojtjes.

Në pritje të sulmuesit tjetër. Përparësi Dovbyk?

Një negociatë mes Milanit dhe Romës në lidhje me shkëmbimin Santiago Gimenez-Artem Dovbyk nuk është zhvilluar kurrë dhe sipas Sky Sport, gjatë orëve të ardhshme do të ketë një kontakt të ri në përpjekje për të bërë diçka, por nuk ka mbaruar ende. Nuk përjashtohet mundësia që—nëse Roma arrin të gjejë një sulmues—Milani të mund ta marrë në huazim Dovbyk; negociatat janë ende të hapura.

Allegri dëshiron Dovbykun pavarësisht Gimenez dhe gjatë orëve të fundit, Roma ka vënë shënjestër Andrea Pinamonti, në largim nga Sassuolo pas mbërritjes aty së Maupay. Shkurt, një rrëmujë e plotë merkatoje dhe një sërë negociatash që premtojnë të jenë vërtet shpërthyese. Janë orë vërtet të nxehta përsa i përket negociatave të merkatos.

Së fundmi, kolegu Matteo Moretto ka konfirmuar synimim e Milanit për të blerë menjëherë edhe një mbrojtës të djathtë dhe Rossonerët do të kishin vënë në shënjestër një lojtar nga kampionati spanjolle. Tani për tani asgjë për t’u sinjalizuar, por të shohim nëse do të ketë ndonjë surprizë të minutës së fundit.

Share This Article
Pa Komente