Rabiot, ‘Po’ Milanit: Nis operacioni Tare

Milanistat
3 Min Read

Një bomber i fortë, ndoshta një qendërmbrojtës, ndoshta një mesfushor dhe ndoshta edhe mesfushor sulmues. Merkato Milanit mesa duket nuk ka ndërmend të mbyllet ende, edhe pse dy blerje të mundshme do të varen nga dy largime.

Për shembull, një mesfushor dhe një anësor do të mbërrijnë vetëm nëse shiten Yunus Musah dhe Samuel Chukwueze. Numerikisht, skuadra e Massimiliano Allegrit është në rregull në ato zona, kështu që shitjet nevojiten për të sjellë fytyra të reja dhe potencialisht më të mira. Të shohim nëse gjatë ditëve në vijim do të ketë ndonjë të re mbi largimet e dy lojtarëve të përmendur, si dhe ato të treshes së tepricave Bennacer, Adli dhe Origi.

Rabiot është shkëputur nga Marseja

Për mesfushën emri i fortë më i fundit është ai i Adrien Rabiot, i cili pas një sherri të shpër me shokun e skuadrës Jonathan Rowe do të largohet nga Marseja. Ka një çarje të parikuperueshme midis tij, Roberto De Zerbit dhe klubit. Si ai ashtu edhe Rowe, aktualisht afër Bolonjës, nuk do të vazhdojnë të luajnë në klubin e Rivierës Franceze.

Rabiot, e ardhmja te Milani?

Gazetari i Sportmediaset, Orazio Accomando, zbulon se Milani po e provon seriozisht për Rabiot. Ka pasur një sondazh konkret si me Marsejën ashtu edhe me lojtarin, i cili është hapur për një transferim te Milani, ku do të ribashkohej me Massimiliano Allegrin. Të dy kanë punuar së bashku te Juventusi dhe kishin një marrëdhënie të mirë, kështu që do të ishin të lumtur të ribashkoheshin.

Gjatë këtyre ditëve ka dalë edhe një vlerësim prej 15 milionë eurosh për Rabiot, me Napolin dhe me vetë Juventusin të afruar. Kërkesat për mesfushorin klas 1995 nuk mungojnë.

Vlen të përmendet se Marseja ka pasur në huazim Ismael Bennacer nga Milani dimrin e kaluar dhe më pas refuzoi ta blinte, por sidoqoftë ka mbajtur ende idenë për ta rikthyer në Rivierën Franceze. Mbetet për t’u parë nëse eventualisht mund të arrihet një akord shkëmbimi midis dy mesfushorëve. Lojtari i kombëtares algjeriane ka refuzuar disa destinacione javët e fundit, me OM si të preferuarin e tij.

Share This Article
Pa Komente