Pulisiç rrëfen të vërtetën: “Më konsideruan si shitës fanellash”.

I ardhur mes skepticizmit dhe paragjykimeve, ylli amerikan i Milanit ka rrëfyer periudhën më të vështirë të karrierës së tij, nga frika për të ardhur në Europë, periudha e parë te Chelsea e deri te suksesi te kuqezinjtë pas transferimit në Serie A. Amerikani me origjinë kroate i Milanit tregon presionet, keqkuptimet dhe frikërat që shoqëruan transferimin e tij në Milano, duke shpjeguar se si puna, përkushtimi dhe mentaliteti e kanë kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të projektit kuqezi

Milanistat
5 Min Read
Vini re: Kjo faqe interneti mund të përmbajë lidhje partnere, që do të thotë se mund të përfitojmë një komision nëse klikoni në lidhjet që ne ju shfaqim. Ju kërkojmë të klikoni disa herë në ditë dhe besojmë se çdo klik do t'u shtojnë vlerat. Mbështetja juaj vlerësohet!

Kur Christian Pulisic firmosi për Milanin, shumë prej tifozëve dhe analistëve e pritën me skepticizëm. Emri i tij i madh në tregun amerikan bëri që shumëkush të besonte se transferimi kishte më shumë vlerë marketingu sesa sportive.

Ai flet hapur, tregon për rrugëtimin e tij te Milani, duke zbuluar sfidat e padukshme që e shoqëruan në momentin e transferimit. I etiketuar nga disa si një blerje “marketingu”, i paragjykuar për origjinën e tij dhe i vënë nën presion që në ditën e parë, amerikani ka treguar se suksesi nuk vjen vetëm nga talenti, por edhe nga karakteri.

Mesfushori ofensiv ka arritur të përmbysë çdo dyshim me paraqitjet e tij në fushë, duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës kuqezi, por rruga deri këtu nuk ka qenë aspak e lehtë.

🔥 “Menduan se erdha vetëm për të shitur fanella”

Pulisic ka rrëfyer se perceptimi i parë ndaj tij në Itali nuk ishte aspak i drejtë. Amerikani pranon se kishte dëgjuar shumë komente ironike dhe kritika që lidhnin transferimin e tij me shitjen e fanellave në tregun amerikan. Ai tregoi se shumë persona besonin se Milani e kishte afruar vetëm për arsye komerciale dhe jo për cilësitë e tij futbollistike. “Kur mbërrita te Milani, shumë menduan se erdha vetëm për të shitur fanella në Amerikë”, rrëfen ai. Në vend që të përgjigjej me fjalë, ai zgjodhi fushën si gjykatësin e vetëm. Tregoi se nuk kishte nevojë të debatonte me askënd, por vetëm të tregonte vlerat e tij në ndeshje. Me gola, asistime dhe paraqitje vendimtare, ai ka treguar se është shumë më tepër se një figurë komerciale dhe ia ka arritur të fitojë besimin e tifozëve dhe të stafit teknik.

Metoda e veçantë e stërvitjes dhe rruga e vështirë drejt përshtatjes

Sulmuesi amerikan flet edhe për mënyrën e tij të punës, duke zbuluar se ka një metodë të veçantë stërvitjeje që jo gjithmonë ka qenë e lehtë për t’u menaxhuar. “Kam një mënyrë të veçantë për t’u stërvitur, dhe në fillim kjo më bëri të ndihem i palumtur”, ka shpjeguar ai. Adaptimi në një kampionat fizik dhe taktik si Serie A kërkoi kohë, por Pulisic e përballoi sfidën me profesionalizëm dhe durim.

E pranon se në fillimet e karrierës, rutina intensive dhe kërkesat fizike e kishin bërë shpesh të ndihej i pakënaqur dhe nën presion.

Sipas tij, vetëm me kalimin e viteve arriti të kuptojë më mirë trupin dhe mënyrën se si duhej të përgatitej për të qenë konstant në nivele të larta. Pikërisht kjo disiplinë e ndihmoi të përshtatej me ritmin e futbollit në Serie A dhe të bëhej një element kyç në formacionin e Milanit.

🌍 Frika nga Europa dhe sfida e madhe

Një tjetër moment interesant i rrëfimit të Pulisic ishte pranimi i frikës në momentin kur u përball për herë të parë me idenë e transferimit në kontinentin e vjetëe. Futbollisti amerikan tregon se ideja për të lënë vendin e tij dhe për t’u përballur me presionin e futbollit europian e trembte shumë: “Në fillim më trembte ideja e të ardhurit në kontinent”, ka thënë ai. Megjithatë, e ndërmori hapin dhe sot është një nga amerikanët më të suksesshëm në futbollin europian, duke u bërë shembull për shumë të rinj.

Ai vendosi të pranonte sfidën dhe sot e konsideron atë zgjedhje si momentin më të rëndësishëm të karrierës së tij. Pas eksperiencave në kampionate të mëdha dhe tani te Milani, Pulisic ndihet më i pjekur dhe më i fortë si lojtar dhe si person.

Nga paragjykimet te presioni, nga frika te afirmimi, Christian Pulisic ka kaluar nëpër një rrugë të gjatë për t’u shndërruar në një lider të vërtetë te Milani. Ka treguar se suksesi ndërtohet me punë të përditshme dhe me besim në vetvete.

Sot, numri 11 kuqezi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të projektit teknik dhe një simbol i transformimit të Milanit. Historia e tij është një kujtesë se talenti ka vlerë vetëm kur shoqërohet me karakter dhe vendosmëri.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>




Share This Article