Chistian Pulisic i ka shpëtuar skenarit më të keq.
PULISIC RIKTHEHET NË GRUP, POR NUK KA SIGURI: MILANI PRET “PO”-në E FUNDIT NGA YLLI AMERIKAN
Pas etheve që e goditën gjatë natës së të shtunës, amerikani është ngritur më mirë sot dhe është nisur menjëherë drejt Torinos për t’u bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës. Gjendja e tij është stabilizuar, por qenësia e tij në fushë mbetet ende një pikëpyetje e madhe.
Vendimi i Allegrit dhe stafit mjekësor do të merret në orët e pasdites. Ajo që duket e sigurt është se, edhe në rast të një “JO”-je për formacionin titullar, Christian Pulisic do të ulet të paktën në stol – një alternativë e artë për një ndeshje që mund të vendoset nga një frymë gjenialiteti.
PULISIC, “FAKTORI X” EDHE KUR NUK ËSHTË NË 100%
Për Allegrin, një Pulisic edhe me 60% është më i vlefshëm se shumë lojtarë të tjerë me 100%. Amerikanit i është kthyer energjia, por freskia dhe ritmi mbeten të panjohura. Trajneri e di mirë: një ndeshje fizike e fortë si Torino–Milan mund të kërkojë pikërisht një lëvizje të vetme cilësore, një diagonale të papritur, një shpërthim individual.
Në rast se ai nuk e nis nga minuta e parë, amerikanit i rezervohet një rol i peshë në pjesën e dytë, ku dinamika e lojës shpesh hapet dhe ku cilësia bën diferencën.
FORMACIONET E MUNDSHME – TORINO vs MILAN
(Ndeshja e javës së 14-të të Serie A)
➡ TORINO (3-5-2)
Israel; Tameze, Marpan, Coco; Pedersen, Casadei, Asllani, Vlasic, Lazaro; Zapata, Adams.
Një skuadër e fortë fizikisht, agresive në mesfushë dhe me Zapata që gjithmonë e ka vuajtur Milani. Torinos nuk i mungojnë muskujt, shpirti dhe presioni i shtëpisë.
➡ MILANI (3-5-2)
Maignan; Tomori, Gabbia, Pavlovic; Saelemaekers, Loftus-Cheek, Modric, Rabiot, Bartesaghi; Nkunku, Leao.
Allegri insiston te ekuilibri dhe strukturimi taktik. Trioja Tomori–Gabbia–Pavlovic në mbrojtje e mbron fort zonën, ndërsa Modric dhe Rabiot komandojnë mesfushën. Leao dhe Nkunku duhet të shpërthejnë, me ose pa Pulisicin krah tyre.
ÇFARË NDRYSHON ME PULISIC NË STOL?
- Aleternativë e menjëhershme për të shkatërruar ritmin e Torinos
- Rrit presionin psikologjik te mbrojtja kundërshtare
- Jep fleksibilitet për ndryshime skemash (3-5-2 në 3-4-3)
- Jep më shumë hapësira Leao-s në krahun e majtë
Një Pulisic në stol është shumë më tepër se një “opsion”. Është një kërcënim i heshtur.
MILANI PRET “OK”-në E SHPËTIMIT
Vendimi final pritet këtë pasdite. Pulisic është aty, gati. Milani ka nevojë për të. Allegri nuk ka luksin të humbasë një ndeshje tjetër në garën për Scudetto.
Torino–Milan nuk është vetëm një ndeshje.
Është një test karakteri.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
