Pulisic: “Jam shumë i lumtur. Po shënoj shumë gola dhe asiste, shpresoj të vazhdoj”

Për mikrofonat e Milan TV ka folur mbrëmë edhe Christian Pulisic, për të komentuar suksesin e arritur nga Djajtë në Champions League kundër Club Brugge.

“Sot isha pak me fat, por sidoqoftë llogaritet si gol. Jam shumë i lumtur. Nuk u përpoqa të shënoja direkt, por ishte një kros i mirë që më pas doli një gol i bukur”.

“Po punoj shumë, çdo ditë dhe dua të jem gjithmonë vendimtar në ndeshje. Po shënoj shumë gola dhe asiste, shpresoj të vazhdoj kështu”.

 “Shumë besim për ne, na duhej ky rezultat: të vazhdojmë kështu”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *