Pse po flasin për Saelemaekers te Juventusi: Allegri e do te Milani, si është e vërteta?

Milanistat
2 Min Read

Milani vazhdon të ecë përpara në merkaton verore me qëllimin për t’i siguruar Massimiliano Allegrit një skuadër të fortë, të qëndrueshme dhe konkurruese për sezonin e ardhshëm.

Pas mbylljes së blerjeve të Modric, Ricci, Estupinian dhe Jasharit, vëmendja është zhvendosur te sulmi, ku vazhdon të fitojë terren hipoteza Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb i Juventusit është një objektiv me prestigj të madh, por operacioni duket krejt larg të qenit i thjeshtë.

Po pse po flitet për Saelemaekers te Juventusi?

Janë gazetarët e të përditshmes sportive La Gazzetta dello Sport, sipas të cilëve Juventusi, do të ishte duke vlerësuar një operacion shkëmbimi për të zhbllokuar marrëveshjen, duke kërkuar përfshirjen e Alexis Saelemaekers si homolog teknik. Sidoqoftë, përgjigjja e Milanit ka qenë e ftohtë: Allegri e konsideron belgun një pjesë të rëndësishme e tabelës së tij taktike, duke vlerësuar shkathtësinë dhe besueshmërinë e tij.

Si pasojë, transferimi i tij aktualisht nuk është një opsion. Por ajo që ndërlikon gjithçka në zbarkimin e Vlahovic te Milani vazhdon të jetë çështja e pagës: sulmuesi përfiton rreth 12 milionë euro në vit, shifër kjo krejtësisht jashtë parametrave rossonere, të cilët zakonisht variojnë nga 6-7 milionë euro.

Midis kërkesës të lartë dhe marrëveshjeve komplekse: Vlahovic mbetet një ëndërr e vështirë

Negociata është bërë edhe më komplekse nga kërkesat financiare të Juventusit, të cilat e vlerësojnë serbin të paktën 30 milionë euro dhe nuk kanë ndërmend ta ulin kërkesën e tyre për shitjen e lojtarin.

Në rast mbërritje të Kolo Muani në Torino, kërkesa mund të ulet paksa, por jo aq sa për ta bërë marrëveshjen të thjeshtë. Mundësia e një negociate shkëmbimi me Saelemaekers aktualisht duket e pamundur dhe Milani po vlerëson rrugë alternative për të përforcuar sulmin e tij pa ndryshuar ekuilibrin e brendshëm.

Emri i Vlahovic mbetet një sugjerim intrigues, por për momentin, është larg realitetit.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente