Pse Milan nuk do të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve, 2025

Milanistat
3 Min Read

Është kohë reflektimesh për Milanin dhe tifozët e tij ndërsa Botërori për Klube po afron. Pavarësisht entuziazmit për formatin e ri të turneut, i cili do të përfshijë 32 skuadra të ndara në tetë grupe, kuqezinjtë nuk do të jenë pjesë e këtij kompeticioni ndërkombëtar. Edicioni i parë i turneut me këtë strukturë filloi mbrëmë dhe do të përfundojë më 13 korrik në Shtetet e Bashkuara dhe do të shohë pjesëmarrjen e skuadrave prestigjioze si Real Madrid, Manchester United, PSG, Liverpool, Chelsea, përfshirë dy skuadra të serie A: Juventus dhe Inter. Por kjo pak rëndësi ka për ne. E rëndësishme për tifozët është se mungesa e Milanit ngre pyetje dhe reflektime të shumta mbi sezonin e kaluar dhe strategjitë e ardhshme të klubit.

Rruga e vështirë e Milanit dhe arsyet e përjashtimit të Milanit nga Botërori i Kluveve

Pavarësisht historisë së lavdishme, Milani nuk ia doli dot të kualifikohej për Botërorin për Klube 2025 për shkak të një sezoni të ndërlikuar. Ky turne përfshin kampionët e Champions League * të katër viteve të fundit dhe tetë skuadrat me pozicionin më të lartë në ranking UEFA, me një maksimum prej dy skuadrash për shtet. Milan ka luftuar për vendin e dytë të disponueshëm për Italinë së bashku me Juventusin dhe Napolin, por eliminimi në fazën e grupeve të Champions League 2023/24 i kompromentoi shanset e kuqezinjve për pjesmarrje. Skuadra, atëherë e stërvitur nga Stefano Pioli, ra në Europa League, duke shënuar një pengesë të rëndësishme për ambiciet ndërkombëtare të klubit.

Mundësi dhe sfida të ardhshme për Milan

Pavarësisht zhgënjimit të mungesës në Botërorin për Klube, Milan ka mundësi të reflektojë mbi strategjitë e tij dhe të përmirësojë performancat për të ardhmen. Me mundësinë e shikimit të të gjitha 63 ndeshjeve të turneut, Rossonerët dhe tifozët e tyre mund të vëzhgojnë dhe të mësojnë nga klubet pjesëmarrëse. Ndeshja hapëse midis Al Ahly dhe Inter Miami u luajt në Hard Rock Stadium, në Miami (rezultati përfundimtar 0-0), ndërsa finalja do të zhvillohet në MetLife Stadium në New York më 13 korrik 2025. Kjo eksperiencë mund t’i ofrojë Milanit perspektiva të reja për të forcuar pozicionin e tij si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, duke synuar të rikthehen në elitën e skuadrave më të mira në Evropë dhe të garojnë përsëri për një vend në turneun prestigjioz botëror.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente