Ruben Loftus-Cheek do të ketë një rol qendror në projektin e ri të Milanit. Pas një viti të kushtëzuar nga problemet fizike, mesfushori anglez është treguar nga Massimiliano Allegri, si një nga pikat kyçe mbi të cilat do të ndërtohet mesfusha e re. Trajneri ka kërkuar ta mbajë me çdo kusht, duke bllokuar çdo negociatë për një largim të mundshëm. Profili i ish Chelsea korrespondon me identikitin e kërkuar nga trajneri: strukturë fizike, mentalitet ndërkombëtar dhe hapësirë për rritje teknike.
Shitja e Reijnders ka hapur një nevojë të qartë në linjën e mesfushës. Allegri ka identifikuar te Loftus-Cheek figurën e duhur për të marrë në dorë repartin, duke garantuar soliditet dhe zgjidhje ofensive. Drejtuesit janë të bindur se, me një menaxhim të kujdesshëm të fizikut të tij, anglezi mund të bëhet përsëri vendimtar. Projekti i ri teknik synon të rrisë ndikimin e lojtarit në momentet kyçe të ndeshjes, duke kufizuar kohën e tij të lojës kur të jetë e nevojshme për t’i konservuar efektivitetin.
Loftus-Cheek konsiderohet një element i ndjeshëm, që jep më mirë kur ndihet i përfshirë dhe i vlerësuar. Me Allegrin, do të ketë besim dhe përgjegjësi. Milani nuk ka dyshime: për t’u rinisur, nevojiten siguri dhe ai është njëri prej tyre.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>