Prapaskena Modric, çfarë ndodhi në ditët e tij të para te Milani: “E pabesueshme”

Milanistat
3 Min Read

Ka pritshmëri të madhe për debutimin e Milanit sonte në kampionat kundër Cremoneses. Për shkak të rikthimit të Massimiliano Allegrit, i cili humbi ndeshjen e parë të Kupës së Italisë kundër Barit për shkak pezullimi, por edhe, dhe ndoshta mbi të gjitha, prej Luka Modric.

Sipas zërave të parë rreth formacionit titullar të sotëm, ish Real Madridi do të zbresë në fushë që nga minuta e parë, ku do të jetë titullar bashkë me Loftus-Cheek dhe Fofana. Kështu, do të mbeten jashtë Samuele Ricci dhe Ardon Jashari, që me shumë mundësi duke gjejnë hapësirë përgjatë ndeshjes në zhvillim.

Për kroatin do të jetë hera e parë në San Siro: një emocion i madh për të dhe për mbi 70,000 tifozët që priten sonte në shkallët e La Scalës të futbollit.

Kemi ëndërruar prej vitesh veshjen e tij Rossonere dhe tani, më në fund, është realitet: pavarësisht moshës, të gjithë janë të bindur se do të japë kontributin e tij në skuadër këtë vit, me avantazhin e të luajturit vetëm në kampionat, pra, e të pasurit më shumë chance për të fituar titullin. Lidhur me mbërritjen e Modric, gjatë këtyre orëve është zbuluar një prapaskenë shumë interesante.

Prapaskena e Vierit për Modric

Kështu, kolegët e të përditshmes së madhe sportive Gazzetta dello Sport, kanë intervistuar Christian Vierin, i cili edhe ka dhënë mendimin e tij për dy blerjet më të bujshme të kësaj merkatoje verore në Serie A: Kevin De Bruyne te Napoli dhe Luka Modric te Milani, dy nga mesfushorët më të fortë të këtij sporti të të gjitha kohërave.

Belgu do të debutojë sot kundër Sassuolos, në Reggio Emilia, ndërsa kroati, siç thamë, do të debutojë sonte në San Siro. Të dy do të luajnë si titullar.

Vieri, për ish-kapitenin dhe ikonën e Real Madridit, ka treguar një prapaskenë që i ishte treguar nga Bernardo Corradi, miku i tij dhe tani bashkëpunëtor i Allegrit te Milani: “Klas i pafund, eksperiencë dhe edhe tërheqje mediatike, sepse të gjithë duan t’i shohin, shenjë se Serie A është gjithnjë e më e rëndësishme. De Bruyne la Guardiolën për Conten dhe kjo është një zgjedhje e rëndësishme: me Antonion, punon dyfish ose trefish më shumë; kjo do të thotë të rikthehesh në lojë mbi 30 vjeç. Ndërsa për Modric, e pyeta drejtpërdrejt mikun tim Bernardo Corradi, tani bashkëpunëtor i Allegrit: më tha se topat e tij të parë në stërvitje i luante të gjitha me një no-look të jashtëm. E pabesueshme. Me të, Milani ka bërë goditje të madhe sepse mosha, në këtë nivel, nuk ka rëndësi”.

Share This Article
Pa Komente