Prapaskena Bennacer, pse Milani e largoi : çfarë ndodhi në të vërtetë?

Klubi i rrugës Aldo Rossi nuk e ka marrë kurrë në konsideratë idenë e riintegrimit të Bennacer në skuadër: nuk u stërvit kurrë me Allegrin. Pse? Zbulohen arsyet

Milanistat
3 Min Read

Punë e mbaruar, një surprizë shumë e madhe. Pasi dështimit të opsionit Trabzonspor, të cilin Ismael nuk e konsideroi kurrë seriozisht, në mënyrë krejt të papritur ishte Dinamo Zagrebit ajo që fitoi. Operacioni u finalizua në harkun e disa orëve, me edhe zyrtarizimin nga ana e klubit kroat.

Pas këtij transferimi është padiskutim dora e Zvonimir Boban, admirues i madh i lojtarit (ishte drejtues te Milani kur algjeriani mbërriti nga Empoli).

Kontrata e mesfushorit me Rossonerët skadon në qershor 2027: totalisht jashtë projektit teknik, Milan u përpoq shumë ta shesë që prej kthimit nga Marseja.

Por, asnjë ofertë nuk e bindi plotësisht lojtarin, që i tha ‘po’ vetëm Dinamo Zagrebit: marrëveshja u finalizua në bazë të një huaimi me mundësi blerjeje, të fiksuar prej afërsisht 10 milionë euro.

Klubi kroat do të paguajë 40% të pagës prej 4.5 milionë eurosh të lojtarit. Gjatë parasezonit, Bennacer nuk u stërvit kurrë me skuadrën. Pse? Është zbuluar më në fund edhe arsyeja.

Bennacer midis zgjedhjes së Milanit dhe problemeve fizike

Ndërsa Yacine Adli u shtua në organikën e Milan Futuro, edhe në pritje të zhvillimeve (ka mbetur e hapur për rregullimet e fundit pista arabe Al Shabab), Bennacer nuk ka punuar kurrë me Massimiliano Allegrin.

Një zgjedhje e fortë kjo nga ana e klubit, por pas së cilës fshihet një arsye shumë specifike. Ish Empoli, në fakt, u stërvit i vetëm disa herë në Milanello, por kishte probleme fizike.

Asgjë e rëndë, padyshim, por Milan nuk ka dashur të rrezikojë. Nëse do të kishte marrë pjesë në ndonjë ndeshje miqësore, ishte rreziku i madh që Bennacer të mund të dëmtohej dhe ta bënte edhe më të komplikuar shitjen e tij.

Algjeriani ka pasur gjithmonë probleme të mëdha gjatë viteve të fundit dhe është kjo një nga arsyet që e shtyu klubin ta përjashtonte nga projekti teknik.

Jo rastësisht, kanë mbërritur tre lojtarë që luajnë në të njëjtën pozicion: Modric, Jashari dhe Ricci. Nuk ka pasur kurrë, pra, asnjë mundësi riintegrimi, as pas dëmtimit të ish Club Brugge.

Për Bennacer kishte vetëm një rrugë: lamtumira. Megjithatë, Milani nuk arriti ta zgjidhte situatën ashtu siç do të kishte dashur: vetëm për ta larguar, Giorgio Furlani ka pranuar idenë për të kontribuuar në pagesën e lojtarit, me më shumë se gjysmën.

Nëse gjërat do të shkojnë keq, siç ndodhi me Marsejën, në qershor të vitit të ardhshëm ai do të kthehet sërish në Milano për sezonin e fundit të kontratës së tij.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente