Gjatë mbrëmjes së djeshme, Rafael Leao, numri 10 i Milanit, siç ka bërë edhe herë të tjera, doli drejtpërdrejt në Twitch, duke dialoguar me tifozët që e mbushën me pyetje.
Gjatë transmetimit të tij live, portugezi foli për Allegrin, duke treguar edhe disa nga videot e tij, por diskutoi edhe për fitoren ndaj Napolit, veçanërisht foton që tashmë është bërë virale në internet, që tregon Leaon duke u ndjekur nga shtatë lojtarë të Napolit gjatë një kundërsulmi në pjesën e dytë.
Komenti i Rafael Leaos: “Jam kthyer pas një muaji dhe kjo ndeshje kundër Napolit ishte e vështirë: për sa i përket frymëmarrjes, me dhjetë lojtarë… Ky top këtu vinte nga një kundërsulm, u përpoqa të bëja diçka, por nuk e dija që ishin kaq shumë lojtarë. Pata parë Gutierrez dhe lojtarin tjetër pranë tij: nuk e kisha idenë se ishin shtatë kundër një. Kam bërë tashmë një screenshot në galerinë time. Po vij! Duhet të vazhdoj të stërvitem, për sa i përket frymëmarrjes: rrini të qetë”.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
