Pak ditë më parë, me rastin e prezantimit të librit fotografik që celebron 125 vjetorin e Klubit, në parathënien e librit lexojmë një frazë nga pronari Gerry Cardinale, ku thuhet si më poshtë: “Impenjohemi për të ruajtur trashëgiminë e Milanit, me obsesionin për rikthimin e klubit në majat e futbollit europian”. Na mbeti në mendje termi obsesion. Obsesioni për të fituar dhe për ta rikthyer Milanin në majat e futbollit. Synimet janë të lëvdueshme, por pastaj hedhim një sy në klasifikimin në Serie A dhe realiteti është krejt ndryshe, dhe pastaj nisin të krijohen mijëra dyshime dhe hutime.
Por a është pronari Gerry Cardinale në rregull me këtë situatë? A është i vetëdijshëm që rrezikohet edhe hyrja në Champions League nëse vazhdon kështu?
Sepse Milani aktual duket gjithçka përveçse një skuadër me obsesion për të fituar, përkundrazi, ka një përqindje suksesi në kampionat që nuk arrin as 50%. Milani ka fituar vetëm 5 nga 12 ndeshjet e deritanishme në Serie A dhe ka arritur në 10 pikë larg vendit të parë dhe 9 nga vendi i katërt.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Nëse analizojmë rrugën e skuadrës, vërehet se si Milani nuk ka qenë kurrë në garë për skudeto, që nga muaji gusht. Në tre ndeshjet e para kuqezinjtë barazuan me Torinon, humbën me Parmën dhe barazuan me Lazion. Dy pikë në 3 ndeshje dhe që aty u kuptua gjithçka. Përveç Skudetos, këtu i duhet kushtuar vëmendje kualifikimit në Champions League.
E gjithë skuadra, me gjithë trajnerin, duhet të ndërgjegjësohet për momentin e vështirë dhe të nxjerrë kthetrat, sepse me këtë ritëm rrezikohet vërtet shumë. Milani nuk e ka gjetur ende identitetin e lojës dhe tashmë jemi në dhjetor. Në ndeshjen e fundit në kampionat duhej patjetër të fitonim për t’u rilançuar në klasifikim, por Milani as nuk u përpoq, madje për 90 minuta as edhe me një goditje në portë në kundër Juventusit. Sonte është Champions League dhe fitorja do të ishte minimumi, kundër një skuadre që ka ende zero pikë në kompeticionin evropian.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>