Yacine Adli: të punojë fort në përpjekje për të siguruar një vend në njëmbëdhjetëshen e Milanit të Paulo Fonsekës apo të transferohet në Arabinë Saudite në kushte shumë më të favorshme ekonomike, por duke luajtur në një kampionat më pak prestigjioze. Po ju çfarë do të bënit? Zgjedhja nuk është absolutisht e lehtë dhe mesfushori franko-algjerian po reflekton shumë.
Nëse nga njëra anë fantazisti është vënë në dispozicion të plotë të Fonsekës për të fituar besimin e trajnerit portugez, nga ana tjetër Adli nuk është i sigurt që do të ketë në dispozicion për të luajtur një minutazhin e mjaftueshëm. Këtu pra, nxjerrin kokën edhe dy alternativat e ofruara për të kohët e fundit nga Katari dhe Arabia Saudite, që përse jo, mund të jenë dy alternativa të rëndësishme përsa i përket planit individual ekonomik.
Sezoni që përfundoi, për mesfushorin ishte padyshim më i miri që kur 23 vjeçari mban veshur fanellën e kuqezi. Statistikat flasin qartazi: 24 paraqitje në kampionat, për gjithsej 1411 minuta, përfshirë edhe golin e tij të parë në kuqezi. Klubi i rrugës Aldo Rossi aktualisht është i gatshëm të dëgjojë ofertat, por fjalën e fundit do ta ketë vetë Adli…