Mendimi që jeni duke lexuar nuk është pjellë (vetëm) i ndeshjes së mbrëmshme kundër Feyenoordit në Roterdam, por vjen pas një periudhe mjerisht të gjatë, në të cilën francezi i Milanit, duket se e ka humbur atë shkëndijë që e bëri atë kaq të veçantë në sytë e atyre që frekuentojnë çdo javë San Siron. Çfarë i ka ndodhur Theos, që shënonte golin e kampionatit kundër Atalantës, duke ngrënë i kundërshtarët, fushën, kritikat dhe mosbesimin e kritikëve me atë kalërim të papërsëritshëm në fund të ndeshjes? Do të ishte çmenduri të pritej që një mbrojtës krahu të arrinte të përsërisë me të tillë frekuenca lojëra të tilla, natyrisht, por këty po flasim për qëndrimin dhe mënyrën për t’u imponuar.
Numri 19, që para pak javësh parakaloi Paolo Maldinin për numrin e golave të shënuar nga një mbrojtës me fanellën kuqezi veshur (thjesht për t’ju dhënë një ide mbi rëndësinë e gjësë për të cilën po flasim), e ka humbur atë “arrogancë pozitive” që e bënte një makth të vërtetë për kundërshtarët, lojtarët e tifozët dhe një idhull për milanistët. Përsërisim: është e gabuar të mendosh që me çdo prekje të topit Theo duhet të lërë pas tij gjysmën e ekipit. Por flasim për atë ndjenjë fuqie, fizike dhe mendore, që jepte me topin në këmbë. Ajo ndjenjë e eksplozivitetit dhe superioriteti është fikur. Apo më mirë, po ndizet gjithnjë e më rrallë.
Theo më parë ishte gëzim, argëtim, ndoshta edhe i tepërt, çlirësi, kënaqësi të atij që e di se ka atë diçka më tepër dhe nuk e fsheh se mund ta bëjë. Arrogancë pozitive. Tani është i zymtë, pak propozitiv, nervoz, i hutuar. Pakujdesitë në mbrojtje Gjithmonë kanë qenë gjithmonë, por për arsye të tjera. Ndoshta më parë nuk ishte diagonalja e bërë në mënyrën e duhur, kundërshtari humbej në mbivendosje. Tani ka gabime mjaftueshmërie, zero perceptim rreziku, dembelizëm në daljen përballë në zona të rrezikshme. Nuk ka më mbivendosje në krah, me francezin që tashmë është kanalizuar në gjysmëhapësirën e majtë, gjë që e çon të shkelë në zonat qendrore të fushës në vend të atyre anësore. Është e drejtë që loja të ndryshohet, për të qenë i paparashikueshëm, por nuk duhet tepruar: mirë diferencimi, madje më mirë akoma të dish ta bësh në mënyrën e duhur atë që është në bazë të rolit.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Por në mes të kësaj rënieje ka momente në të cilat njeriu ringrihet papritmas, ashtu si kur vitin e kaluar, në mes të krizës teknike dhe të dëmtimeve, përveçse asaj personale, të Milanit të Piolit, Theo ngriti dorën dhe ofroi të luante si qendërmbrojtës në mbrojtjen me katër, madje edhe duke korrur rezultate më shumë se të shkëlqyera. Pastaj, golat “e zakonshëm” dhe asistet që i japin shifra të ngjashme me lojtarët e konsideruar si top në Serie A, por ka diçka ndryshe dhe është e pamohueshme. Tifozët pyesin se çfarë i ka ndodhur Theo Hernandez dhe për momentin nuk ka ende një përgjigje. Por, evidente është se, nisur nga gjuha e trupit, lojtari ka regres dhe ato që ishin pikat e tij të forta po rrafshohen në një mënyrë thuajse shqetësuese.
Në këtë diskutim kemi lënë qëllimisht jashtë situata jashtë fushe si kontrata, një negociatë rinovimi që nuk ka nisur apo shkarkimi i Maldinit: do të ishte mungesë respekti të trajtoje një lojtar që ka treguar maja të pabesueshme, si një fëmijë kapriçioz.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>