MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Po “gabimin vrasës” të Martinezit ndaj Zapatës, a e kujton Presidenti i Genoas?
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Milan News

Po “gabimin vrasës” të Martinezit ndaj Zapatës, a e kujton Presidenti i Genoas?

By
Milanistat
09.10.2023
5 Min Read
Share
SHARE

Mike Maignan është në qendër, tashmë prej gati dy ditësh, të një polemike që mesa duket nuk ka shenja zbutjeje, veçanërisht pas fjalëve të ashpra të Zangrillos në periferi të ndeshjes së Ferraris. Presidenti i Genoa u bë protagonist i një lapsusi të dukshëm verbal, i rënduar nga fakti se kishte përdorur standarde të dyfishta për të gjykuar të njëjtën ndërhyrje loje. Në fakt, pak më shumë se një muaj më parë, ka qenë pikërisht portieri i tij që ka ndërhyrë me gjunjë lart në ndeshjen Torino-Xhenova, duke goditur Zapatën në shpinë. Mirëpo në atë rast, as presidenti Zangrillo, as mjeku që punon për të, nuk bebëzitën se kishte arsye për ta dënuar një sjellje të tillë.

Të shtunën mbrëma, pas ndeshjes, Zangrillo sulmoi numrin një të kuqezinjve me një brutalitet aq verbal, sa ishte më i dhunshëm sesa vetë ndërhyrja e Maignan. Mirëpo fjala që i habiti të gjithë ishte “vrasje”. Një shprehje e thatë, e ashpër, e ekzagjeruar dhe e pavend. E rënduar edhe më sepse vjen nga një person i këtyre punëve, nga goja e një presidenti të një klubi të Serie A. Kujtesa e numrit një të rosobluve ndoshta ka pësuar ndonjë difekt, pasi në fakt ai nuk e mban mend që pikërisht portieri i tij, Josep Martinez, pak më shumë se një muaj më parë ndërhyri në dalje lart ndaj Zapatës, futbollistit të Torinos, duke e goditur në shpinë e në fakt duke e rrëzuar në zonën e rreptësisë. Arbitri i asaj ndeshjeje Chiffi nuk e vlerësoi aspak për faull dhe portieri i Genoas nuk u ndëshkua, madje as me karton të verdhë.

Dinamika pothuajse e ngjashme me atë të Maignan në Genoa-Milan por me një finale shumë të ndryshme. Torino, pavarësisht asaj ndërhyrjeje që do të duhej ndëshkuar me penallti, sërish e fitoi ndeshjen me golin e Pellegrit në sekondat e fundit të ndeshjes. Në përfundim të ndeshjes nuk u ngrit asnjë zhurmë mediatike dhe asnjë “shigjetë” nuk u drejtua kah Martinezit, gjë që shumë njerëz sot po e bëjnë kundër Maignan. Sjellja e portierit të Milanit në fushë ishte padiskutim jashtë kohe, vendimi i arbitrit për të përjashtuar Maignan mund edhe të ketë qenë i saktë. Por, ajo që në të vërtetë stonon në këtë çështje është standarti i dyfishtë në gjykim. Nuk është e pranueshme në një kampionat si Serie A, për ndërhyrje të ngjashme në ndeshje, të ketë një ndryshim të tillë gjykimi. Nuk është e shpjegueshme, e pranueshme dhe as e tolerueshme që pak më shumë se një muaj më parë një faull i të njëjtës përmasë të kryer nga portieri kuqezi pak më shumë se një muaj më pas u gjykua si “kontakt i thjeshtë në lojë” dhe një tjetër në vend të tij si “ndërhyrje vrasëse” me pasojë kartonin e kuq dhe skualifikimin për t’u vlerësuar.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Maignan padyshim doli në mënyrë të çorganizuar, por nuk është “përbindëshi” që shumë po e portretizojnë në mënyrë mjerane. Në këtë kuptim, ishte providencial qëndrimi i qartë dhe i vendosur i klubit në lidhje me dhe mbrojtjen e portierit të tij. Akoma më korrekte dhe e përgjegjshme është përgjigja e vetë Maignan ndaj Zangrillos.

Dëgjojmë shpesh për rëndësinë e dhënies së sinjaleve dhe shembujve të besnikërisë, respektit dhe tolerancës. Për të mbjellë farën e paqes, duke e preferuar ndaj urrejtjes dhe diskriminimit. Zangrillo shkoi në një drejtim krejtësisht të kundërt me këtë kuptim të përbashkët. Fjalët e tij duhen dënuar pa apel, sepse janë të dëmshme për profesionistin Maignan, por akoma më e rëndë, ato janë të dëmshme për njeriun. E megjithatë, presidenti i Genova është edhe një mjek i nderuar dhe, si i tillë, ka bërë betimin e Hipokratit. Ky i fundit e shpreh qartë me këto fjalë në një nga pjesët e tij: “Betohem t’ia përkushtoj shkencës dhe koshiencës punën time, me dije dhe ndërgjegje, me zell, maturi dhe me drejtësi”. Të njëjtin zell, maturi dhe drejtësi që ai nuk u kujtua ta respektonte para se të sulmonte verbalisht Mike Maignan. Ndonjëherë fjalët janë më të mprehta se një thikë hekuri, madje më shumë edhe se një gju në gjoks.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
AC Milan, Jashari është numri i ri 30: ja kush e ka veshur këtë fanellë përpara tij
“Shtrëngim duarsh”, e bujshme Milan: punë e kryer rikthimi
Milan, Capello: “Jashari, është i një tjetër lloji. Gimenez, disa dyshime. Vlahovic..”.
Galliani dhe firmat më afër, si superkonsulenti i RedBird, apo si kreu i futbollit Milan
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?