Milani e ka filluar vërtetë mirë sezonin. Rossonerët gjenden aktualisht të parët në kampionat me 12 pikë (barabazim me Napolin, Romën dhe Interin, ky i fundit me një ndeshje më shumë).
Sonte do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme kundër Juventusit të Igor Tudor, që gjendet vetëm një pikë poshtë Milanit.
Puna e Allegrit është impresionuese, veçanërisht teksa shikohen shifrat mbrojtëse të skuadrës: në shtatë ndeshje, Rossonerët ka pësuar vetëm tre gola, dy prej të cilëve në ndeshjen e parë të Serie A kundër Cremoneses dhe i fundit kundër Napolit nga një goditje penalltie.
Një punë e jashtëzakonshme por duke parë këto shifra shpesh ‘harrohet’ apo nënvlerësohet performanca në sulm dhe rrezikshmëria e Milanit.
Milan, me Allegrin sulmi shkëlqen
Le t’i hedhim një vështrim shifrave të sulmit të Rossonerëve, falë SofaScore dhe Opta për ne.
7 ndeshje të luajtura këtë sezon nga Milani, me një përqindje fitoresh shumë të lartë (85.7%).
Vendi i parë në Serie A në fund të javës së pestë të kampionatit Serie A.
Janë shënuar 14 gola, me bukurinë e 17 gjuajtjeve për ndeshje.
11.7, është përqindja realizative e skuadrës, me pothuajse 4 katër raste të mëdha të krijuara për ndeshje. Zotërimi i topit është në 56%.
Për më tepër, edhe një diversifikim i mirë për sa i përket golave dhe llojeve të goditjeve (të gjitha detajet në grafik).
Shifra vërtet mbresëlënëse që shpesh, siç e thamë ‘harrohen’ apo injorohen me apo pa dashje.
Për më tepër, Allegri po bën gjithë këto me një qendërsulmues që duhet ende të zhbllokojë plotësisht potencialin e tij, duke pasur parasysh se Gimenez deri më tani ka shënuar vetëm një gol, në Kupën e Italisë.
Sigurisht, influencon nisja stratosferike e Pulisic (6 gola deri tani) dhe një skuadër që luan më shumë së bashku dhe me më shumë agresivitet.
Mesatarisht 17 goditjet dhe 4 rastet e mëdha të krijuara për ndeshje janë shenja vërtet të rëndësishme: ky Milan sulmon dhe e bën shumë, shumë mirë.
14 gola në 7 ndeshje do të thotë 2 gola për ndeshje, me vetëm 3 të pësuar në total.
Të shohim se si do të shkojë sonte kundër një mbrojtjeje shumë fizike si ajo e Juventusit.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>

