MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Plot eksperiencë dhe goxha talent, tek Milani për të zgjidhur dy probleme, detajet
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Merkato Milan

Plot eksperiencë dhe goxha talent, tek Milani për të zgjidhur dy probleme, detajet

By
Milanistat
14.06.2024
3 Min Read
Share
SHARE

Të hidhet njëri sy drejt futbollistëve që u skadon kontrata me skuadrat aktuale sigurisht që mund të ishte një ide edhe aq e keqe për Milanin. Megjithatë duhet thënë se gjatë viteve të fundit, kuqezinjtë kanë hasur në vështirësi të mëdha për të realizuar goditje të rëndësishme të këtij lloji. Dhe shpesh kanë qenë komisionet shumë të larta, ato që në fakt kanë penguar disa afera. Më e dhimbshmja është sigurisht ajo që ka të bëjë me Thuram, i cili në fund vendosi të vishet zikaltër për disa milionë diferencë.

Sot, profili më i nxehtë në orbitën Milan, me një kontratë në skadencë më 30 qershor 2024, është sigurisht ai i Mats Hummels. Gjermani ka vendosur të largohet nga Borussia Dortmund, pas një sezoni në nivele të larta, për t’iu bashkuar një ekipi konkurrues. Qendërmbrojtësi, në fakt, nuk ka ndërmend të varë këpucët në gozhdë apo të transferohet në ndonjë vend ekzotik, ku futbolli nuk është saktësisht në lartësinë që kërkon ky lloj futbollisti. Kështu që rruga që të çon te Hummels është për t’u ndjekur, edhe pse tashmë është edhe Roma që po e mendon shumë seriozisht. Ndërkohë që pikërisht nga Roma, mund të vijë një tjetër mbrojtës i cili ashtu si gjermani ka një kontratë që i skadon më 30 qershorin që vjen.

Nga Roma te Milan, ideja e transferimit me zero euro: ja cili është zëvendësi Theo

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Po flasim për Leonardo Spinazzolën, i cili nuk do të vazhdojë më të luajë në kryeqytet, duke i dhënë lamtumirën Daniele De Rossit dhe verdhekuqëve. 31-vjeçari nga Foligno është kështu gati për një aventurë të re, ndoshta në Serie A dhe ndoshta në një skuadër të madhe. Nuk është rastësi që orët e fundit emri i tij është afruar edhe me Napolin, ku do të gjente Antonio Conten të cilin e njeh shumë mirë. Por edhe pista e Milanit nuk mund të përjashtohet.

Për më tepër, kuqezinjtë, me blerjen e Spinazzolas, do të zgjidhnin dy probleme, do të sillnin në shtëpi një italian – Djalli ka gjithnjë e më shumë një grup të vogël azzurrësh – si dhe do të gjenin një alternativë të mirë për Theo Hernandez. Spinazzola, i cili luajti 36 ndeshje sezonin e kaluar, për pak më shumë se 2000 minuta, mund të luajë edhe në të djathtë, një aspekt që nuk duhet nënvlerësuar duke qenë se Milani duhet të bëjë llogaritë edhe me pozicionet e Alessandro Florenzit dhe Davide Calabrias. Të dy kanë një kontratë deri më 30 qershor 2025 dhe pozicioni i tyre në mënyrë të pashmangshme është në pikëpyetje. Veçanërisht ish Roma i cili rrezikon t’i japë fund karrierës së tij te Djalli së shpejti. Prandaj, situata duhet monitoruar me kujdes.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë
AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Liberali refuzon rinovimim me Milan shkon në Catanzaro
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?