MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Plani i madh taktik i Fonsekës: për herë të parë në Milan-Barcelona
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Milan News

Plani i madh taktik i Fonsekës: për herë të parë në Milan-Barcelona

By
Milanistat
05.08.2024
4 Min Read
Share
SHARE

Pasi ka sfiduar dhe mposhtur Manchester Cityn dhe Real Madridin, Milani do të përballet me Barcelonën në ndeshjen e fundit të Soccer Champions Tour 2024. Natyrisht, objektivi është të performojë sa më mirë, duke konfirmuar përshtypjet e mira të bëra në ndeshjet e mëparshme si edhe duke treguar rritje në terma fizike dhe të lojës.

Është herët për të thënë shumë, por duket se idetë e Paulo Fonsekës i kanë pëlqyer grupit, i cili pas kaq vitesh me Stefano Piolin kishte nevojë për diçka ndryshe. Trajneri portugez dhe stafi i tij po sjellin risi të ndryshme si në përgatitjen fizike ashtu edhe në përgatitjen e lojës, duke arritur t’i ingranojnë dhe stimulojnë të gjithë lojtarët.

Ditët e fundit skuadrës i janë bashkuar edhe Rafael Leao dhe Noah Okafor, ndërsa në Milanello kanë nisur stërvitjet Mike Maignan, Theo Hernandez, Tijjani Reijnders dhe Strahinja Pavlovic. Këta të katër do të takohen me trajnerin e ri në fund të turneut në SHBA.

Për sa i përket formacionit që Fonseka do të përdorë ndaj Barcelonës, do të nisë padyshim nga moduli 4-2-3-1. Në portë do të rikthehet 19-vjeçari Lorenzo Torriani, i cili falë dëmtimit fatkeq të Marco Sportiellos po gjen hapësira dhe po arrin të impresionojë. Ka potencial të mirë dhe Milani duket se ka ndërmend ta konfirmojë si portierin e tij të tretë në sezonin e ri.

Në mbrojtje anësorë do të jenë Davide Calabria në të djathtë dhe Filippo Terracciano në të majtë, ndërsa në qendër do të veprojnë Malick Thiaw dhe Fikayo Tomori. Me përjashtim të ndonjë surprize të mundshme, Pierre Kalulu dhe Matteo Gabbia do të startojnë sërish nga pankina, gati për të hyrë në lohë në pjesën e dytë të ndeshjes.

Në mesfushë do të shfaqet sërish dyshja Ismael Bennacer dhe Ruben Loftus-Cheek. Algjeriani është rikuperuar nga goditja që e pengoi të stërvitet me grupin dy ditë më parë. Nërsa, përsa i përket ish-lojtarit të Chelsea, konfirmohen objektivi i Fonsekës për ta provuar si mesfushor pas një sezoni të kaluar në të cilin luajti si mesfushor sulmues.

Në rolin e numrit 10 do të luajë Christian Pulisic, i cili përballë Real Madridit hyri në pjesën e dytë pikërisht si mesfushor sulmues. Trajneri po përqëndrohet shumë tek ai në atë pozicion, ku ndoshta mund t’i shprehë edhe më mirë cilësitë që ka. Kapiteni i Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është gati të vihet në provë.

Në krahë super të konfirmuarit Samuel Chukwueze në të djathtë dhe Alexis Saelemaekers në të majtë. Të dy po kalojnë një para-sezon të mirë dhe Fonseca po mbështet veçanërisht te ata. Nuk mungojnë zërat e merkatos për belgun, i cili pëlqehet nga disa klube, por trajneri po e vlerëson shumë dhe duket i vendosur për ta mbajtur.

Qendërsulmues do të jetë Luka Jovic, duke bërë paraqitjen e tij të parë si titullar. Edhe ai kundër Real Madridit, hyri në pjesën e dytë duke treguar një vonesë të kuptueshme në gjendjen fizike. Bëri Evropianin dhe pas përgatitjes, sigurisht që do t’i bëjë mirë që të mbajë më shumë minuta në këmbë kundër Barçës. Ai kërkon ta bindë trajnerin e ri dhe drejtuesit, të cilët e konsiderojnë si të shitshëm.

Leeds-Milan/ Gimenez, është rradha jote: e para për Ardon dhe Luka
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
AC Milan, Jashari është numri i ri 30: ja kush e ka veshur këtë fanellë përpara tij
“Shtrëngim duarsh”, e bujshme Milan: punë e kryer rikthimi
Milan, Capello: “Jashari, është i një tjetër lloji. Gimenez, disa dyshime. Vlahovic..”.
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Sky njofton goditjen e madhe: “Milani do ta mbyllë menjëherë!”

Editorial

Elliott dhe Red Bird, dy pronësitë “koprace” që kanë shpenzuar më shumë në historinë e Milanit

Milan News

Leeds-Milan/ Gimenez, është rradha jote: e para për Ardon dhe Luka

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Elliott dhe Red Bird, dy pronësitë “koprace” që kanë shpenzuar më shumë në historinë e Milanit

Milanistat
Milanistat
09.08.2025
Sky njofton goditjen e madhe: “Milani do ta mbyllë menjëherë!”
Leeds-Milan/ Gimenez, është rradha jote: e para për Ardon dhe Luka
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?