Tifozët e Milanit dhe në përgjithësi Serie A e gjitha po shijojnë performancat e jashtëzakonshme të Luka Modric. Me 40 vjeç, të sapo mbushura mesfushori kroat është, bashkë me Pulisic, lojtari me performancën më të mirë në kampionat.
Ka luajtur deri më sot gjashtë ndeshje në një nivel shumë të lartë, duke dëshmuar se është ende në formën e tij më të mirë, ashtu siç bëri edhe në sezonin e tij të fundit te Real Madridi (me mbi 60 paraqitje).
Modric është fitues i Topit të Artë, një nga ata lojtarë që në Serie A tashmë nuk shihen më.
Sipas të gjithëve, është ndër të paktët lojtarë të futbollit modern që mund të kishte luajtur lehtësisht në Milanin e madh të së kaluarës: nga ai i Sacchit te ai i Capellos, për të përfunduar te ai i Ancelottit.
Në këtë të fundit, në vend të tij ishte një gjigant i futbollit italian, si Andrea Pirlo.
Kë do të zgjidhje midis Modric dhe Pirlos?
Pirlo e ka veshur fanellën e Milanit për dhjetë vjet përpara se të vendoste të shkonte te Juventusi, në skadencë të kontratës (në sezonin e tij të fundit, në largimin e tij vendimtar ka qenë vetë Allegri sepse preferonte Van Bommel).
Megjithatë, është e pamundur të harrohet ndikimi dhe rëndësia e një lojtari si Andrea në sukseset e Rossonerëve gjatë atyre viteve.
Por, midis tij dhe Modric, kë zgjidhin tifozët? Kemi nisur sot një sondazh në faqen tonë Facebook dhe tifozët janë ‘çmendur’ plotësisht në komente.
Vizito faqen tonë në Facebook dhe na trego se kë do të zgjidhje midis këtyre dy gjigantëve të futbollit.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
