MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Pioli (#out) i ve me Ibrën, Theo jetim, Leao i braktisur, Giroud i tradhtuar, Maignan i çorientuar, staf i papërgatitur, lojë e munguar: një udhëtim nëpër problemet e një skuadre të rrënuar
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Pioli (#out) i ve me Ibrën, Theo jetim, Leao i braktisur, Giroud i tradhtuar, Maignan i çorientuar, staf i papërgatitur, lojë e munguar: një udhëtim nëpër problemet e një skuadre të rrënuar

By
Milanistat
03.11.2023
7 Min Read
Share
SHARE

S’ka më asgjë që funksionon, cikli ka mbaruar, ëndrra është ndërprerë: ishte bukur, faleminderit të gjithë për gjithçka dhe shihemi përsëri. Të gjithë nuk janë më ata që ishin (dhe ky është një fakt që zvarritet), qendërmbrojtësit janë të rraskapitur, Theo është jetimi i Maldinit, Maignan po fluturon, Leao i braktisur nga shoqëruesit e tij dhe është edhe i hutuar dhe jo shumë vendimtar, Giroud nervoz, merkato e pakënaqshme, lojë nuk ka, Pioli (#out) e ka mbyllur ciklin, i duhet infermiere Ibra. Trajneri gabon zëvendësimet, gabon formacionin, gabon mentalitetin.

E diku midis llumit, ndodh të gjesh edhe ndonjë objekt të çmuar. Duke shoshitur rërën në mbrëmje, në plazh. Fakt është se në javën më delikate të këtij fillimi sezoni, Juventus, PSG dhe Napoli në rradhë, Milani u prezantua pa 2 lojtarë të skualifikuar dhe serinë e zakonshme të të dëmtuarve. Qëndron, për mendimin tim, çështja kryesore e çdo diskutimi, është problemi më kompleks që duhet trajtuar dhe mundësisht të zgjidhet. E kam theksuar disa herë tashmë se nuk ka asnjë mjet për të vërtetuar nëse bëhet fjalë për shkak të fushave, të metodave, të përgatitjes a diçka tjetër. Vërtetë nuk e di, por ky është variabli më invaziv në uljet ngritjet e skuadrës. Theo është paraqitur këto 2 muajt paksa i ndërlikuar dhe më nervoz: duhet pyetur në është sistemi i lojës apo ndonjë shpërqëndrim tjetër. Në Napoli po luante – për mendimin tim – ndeshjen më të mirë të tij nga fillimi i sezonit, më pas skuadra u kthye përbrenda si të ishte një çorape.

Proprio così: al Maradona fuori Kalulu, dentro Pellegrino, invertiti i due centrali, spostato Musah, arretrato Hernandez, nell’intervallo perso Pulisic, se entra Pobega è un segnale di rinuncia, se entra Romero non è all’altezza, Musah non poteva essere spostato sull’esterno per il cambio di cui già ho detto. Fatto sta che la macchina perfetta del primo tempo ha dovuto essere smontata, dimenticando di quel pallone bello come il sole che Reijnders ha sparato alto. Certo, nemmeno io leverei Giroud e Leao nel finale, ma del senno di poi sono piene le lapidi (è di Jovic l’imbeccata per il colpo di testa di Calabria che a momenti regala il 2-3, ma sono dettagli del tutto casuali). E’ acclarato comunque che Pellegrino, Romero e Jovic non siano all’altezza e nel mirino ci sono già da tempo Okafor e Chukwueze, che aspettiamo famelici al varco. 

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Tamam kështu: në Maradona jashtë Kalulu, brenda Pellegrino, u këmbyen të dy qendërmbrojtësit, u zhvendos Musah, u tërhoq Hernandez, në pushim humbet Pulisiç, nëse hyn Pobega është një shenjë dorëzimi, nëse hyn Romero nuk është në nivelin e duhur, Musah nuk mund të shtyhej përpara për shkak të ndrrimit që e përmenda tashmë. Fakt është që makina perfekte e pjesës së parë u çmontua, duke harruar atë top të bukur si dielli që Reijnders e goditi lart shtyllave. Sigurisht që as unë nuk do ti mbaja më në fushë as Giroudin dhe Leaon në fund të ndeshjes, por alternativat nuk është se janë me bollëk (po, Jovic vërtetë dha atë pas të bukur për goditjen me kokë të Calabria, që për pak sa nuk e çoi rezultatin 2-3, por këto janë detaje krejtësisht të rastësishme). Sidoqoftë, është e dukshme se Pellegrino, Romero dhe Jovic nuk janë në lartësinë e duhur dhe aty afër janë edhe Okafor dhe Chukwueze, që jemi duke i pritur prej kohësh.

Ky klub ndryshoi sërish drejtuesin në fillim të sezonit: pas Gazidisit, ikën edhe Maldini dhe Massara, për t’i lënë vendin Furlanit dhe Furlani me kryeskautin Moncada në krah. Tani po kërkojnë te Ibrahimovic një figurë autoritative që të kujdeset për zonën sportive, duke i ndaluar Furlanit të dyfishohet dhe trefishohet. Në fakt kjo po shihet si një punësim i pashmangshëm i një dadoje për Piolin dhe për jetimët, të vejat, të trishtuarit dhe të braktisurit. Ibra, duhet, do të duhet t’i trajtojë të gjitha këto probleme me një rol jo si një team manager skuadre e as si rojtar fari, por si përgjegjës. Një zgjedhje më e lartë dhe më autoritare se rojtari, mental coach, apo motivuesi. Duket se në Milanello ka barrikada.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Është e çuditshme që një skuadër e zhytur në një kaos të tillë, e varrosur nga një ortek i tillë problemesh, të jetë vetëm 3 pikë prapa krerëve të kampionatit kundër të cilëve – si zakonisht – e humbi përplasjen direkte dhe është e çuditshme që është ende në garë për kualifikimin në CL, derisa nuk provohet e kundërta. Është e çuditshme që është rikthyer, në CL, që arriti një vend të dytë dhe fitoi një kampionat, një gjysmëfinale në Evropë: është gjithçka kaq e çuditshme… Ndoshta, kush e di, duke rregulluar disa gjëra mund edhe të kthehemi e të ëndërrojmë dhe të argëtohemi. Përtej ironisë, sigurisht që diçka duhet rregulluar, por për momentin nuk mendoj se duhet revolucion. Kalendari tani bëhet më i përballueshëm, ndërsa për të tjerët, në javët në vijim, do të jetë më i vështirë: shfrytëzimi i kësaj situate për të dalë nga ky qorrsokak, rigjetja e skuadrës së lëvduar deri para pushimit për fitimin e të gjitha ndeshjeve përveç derbit, duke luajtur edhe 2 ndeshje të forta në Champions League, pasi ka pësuar vetëm 2 gola në 8 ndeshje, mund të jetë ende e mundur. Djallin, rastësisht, sigurisht.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Editorial

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Milanistat
Milanistat
07.08.2025
Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?