MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Pioli me 4-3-3 mashtrues: çfarë na thotë moduli dhe çfarë na thotë fusha
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Milan News

Pioli me 4-3-3 mashtrues: çfarë na thotë moduli dhe çfarë na thotë fusha

By
Milanistat
16.10.2023
3 Min Read
Share
SHARE

Që në ndeshjen e parë në Bolonjë, mund ta përkufizojmë Milanin e ri 2023-2024 si “të ndryshueshëm”. Mbrojtës anësorë që luajnë si qendërmbrojtës (dhe anasjelltas), mesfushorë anësore në mesfushorë puro, mesfushorë që luajnë si mesfushorë sulmues apo sulmues të dytë dhe, sikur të mos mjaftonte kjo (edhe pse këtu situata është pak më ndryshe), sulmues që luajnë si portierë. Pothuajse në të gjitha intervistat në të cilat i bëhen pyetje për modulin, Pioli pothuajse gjithmonë i përgjigjet në të njëjtën mënyrë: moduli ka rëndësi deri në një pikë të caktuar. Trajneri ripërsërit tashmë prej kohësh se vëmendja e tij taktike përqëndrohet më shumë në konceptet e lojës sesa te shpërndarja e saj. Këtë vit më shumë se kurrë fusha po na i vërteton këto fjalë. Le të shohim në detaje se si.

Karakteristika kryesore e këtij Milani të ri, e theksuar shpesh edhe nga trajneri, është ndarja e ekipit në dy blloqe me nga pesë lojtarë në fazën e zotërimit të topit. Faza e shpërndarjes në fushë kryhet pothuajse gjithmonë me pesë njerëzit e paketës më mbrojtëse që formojnë një 3+2. Zakonisht merr formë një mbrojtje me tre, me Theon, Tomorin dhe Thiaw dhe me një mesfushë me Krunic dhe Calabrian (ose Adli dhe Florenzi). Edhe kështu, megjithatë, nuk është konstante. Shohim shpesh një 2+3 (kur edhe Theo spostohet drejt qendrës së fushës), ose një 4+1 (kur mbrojtësit anësorë janë të bllokuar). Ndërkohë, paketa e pesë njerëzve më sulmues merr formë kryesisht në dy mënyra: dy mesfushorët gjysmëanësorë zënë vend në fashat qendrore në mbështetje të tre sulmuesve (me mundësinë edhe këtu të shkëmbimit të roleve me mesfushorët gjysmëanësorë që zgjerohen dhe krahët e lartë që shtrëngon) apo, që formojnë një linjë të vetme pesëshe me të tre sulmuesit.

Koncepti në bazë të lojës së Piolit, pra, qëndron në të qenit fleksibël, dinamikë dhe, mbi të gjitha, inteligjentë në të kuptuarit se si të sulmohen hapësirat e krijuara. Fleksibilitet që nuk gjendet vetëm në interpretimin e këtij pseudo moduli 4-3-3, por edhe në çdo ndryshim eventual të modulit për shkak të emergjencave (shih 3-4-3 me Veronën). Nga ana tjetër, sezonet janë të gjata dhe plot impenjime, ndaj do të nevojitet ndihma e të gjithëve falë mundësisë së rotacioneve. Bëhet fjalë, pra, për një Milan që di t’i përshtatet situatave të ndryshme të lojës dhe objektivi kryesor i të cilit është të përpiqet të mos u japë pika reference kundërshtarëve dhe të sulmojë në disa mënyra të ndryshme.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

AC Milan, Jashari është numri i ri 30: ja kush e ka veshur këtë fanellë përpara tij
“Shtrëngim duarsh”, e bujshme Milan: punë e kryer rikthimi
Milan, Capello: “Jashari, është i një tjetër lloji. Gimenez, disa dyshime. Vlahovic..”.
Galliani dhe firmat më afër, si superkonsulenti i RedBird, apo si kreu i futbollit Milan
Rakitic, tifozave Rossonerë, për Luca Modric: “Nuk e dinë sa me fat janë”
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Editorial

Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Merkato Milan

Vlahovic, Hojlund dhe Kolo Muani: Milan-Juventus, tre sulmues për dy

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?

Milanistat
Milanistat
07.08.2025
Radiografia e një skuadre për Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?