MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Pioli arab i bën kuqezinjtë më të pasur. Përse Florenzi duhet të qëndrojë. Milan s’mund të tërhiqet përballë agjentëve
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Pioli arab i bën kuqezinjtë më të pasur. Përse Florenzi duhet të qëndrojë. Milan s’mund të tërhiqet përballë agjentëve

By
Milanistat
04.07.2024
5 Min Read
Share
SHARE

Prioritet ndaj shifrave, këtë herë. Dhe çfarë shifrash. Pra, fushata e abonimeve të sezonit me mbi 35 mijë abonime të menjëhershme dhe një parashikim për ta kaluar në vijën e finishit prej 41 mijë abonimesh të vitit të kaluar pas skudetos, vërteton distancën kilometrike midis tifozëve të tastierës dhe tifozave të vërtetë. Këto të dhëna duhet të na mësojnë diçka, veçanërisht kur interpretojmë flukset dhe orientimet e popullit milanist, i cili kanë një vokacion historik për t’u ndjerë i përfshirë në periudhat e vuajtjeve më të mëdha (këtu kuptohet si rrjedhojë) dhe për të reaguar bujarisht. Të dhënat, nga pikëpamja statistikore, edhe më të bujshme, sepse janë arritur në mungesë të komunikimit nga ana e klubit, në mungesë të negociatave të përfunduara të merkatos futbollistike (d.m.th. blerjeve dhe vizitave mjekësore) dhe me perspektivë (rinovimet e Theo dhe Maignan) tregojnë shumëçka përtej entuziazmit.

Shifra tjetër. Këtu flasim për buxhetin dhe pas rishikimeve të rubrikave të kaluara, ja dhe të dhënat e rilançuara nga “Calcio e finanza”, një burim me rëndësi të njohur gazetareske. E padiskutueshme mbyllja me shifra pozitive, bëhet fjalë vetëm për të përcaktuar saktësisht madhësinë e shifrës. Dhe këtu mund të ketë të tjera zhvillime nëse shkon në rregull edhe transferimi i Stefano Piolit dhe stafit të tij në Arabi në drejtim të Al Ittihad-it, i cili është i interesuar edhe për blerjen e Bennacer dhe besoj se kjo nuk është thjesht një rastësi. Pioli, në publik dhe privat, gjithmonë e ka konsideruar Bennacer-in si mesfushorin më të mirë mbrojtës në dispozicion. Dhe për ta mbyllur këtë pjesë: priten asete që variojnë midis 15 dhe 20 milionëve. Të gjitha do të përdoren në merkato së bashku me burimet e tjera. Përsa i përket të ardhurave, shuma e arritur (midis 420 dhe 430 milionë euro) është e atillë që siguron kënaqësi të ligjshme.

Kapitulli Florenzi. Vazhdoj të lexoj lajme që i referohen Florenzit i cili do të përfshihej në listën e shitjeve për shkak të mosmarrëveshjeve të supozuara ose të vërteta me Fonsekën gjatë kohës te Roma. Duke supozuar se gjithçka është e vërtetë, e konsideroj hipotezën e largimit të anësorit të djathtë si një gabim të rëndë nga ana e trajnerit të ri e mbi të gjitha nga ana e klubit për nja dy arsye shumë të mira. Florenzi është i vetmi që foli, në ditët e vështirë dhe të komplikuara të sezonit, pa provokuar dëme të mëtejshme në imazhin e Milanit. Për nga eksperienca dhe nga njohja e përftuar në dhomat e zhveshjes ai mund të konsiderohet si një “mollë e shëndetshme”, pra për t’u ruajtur dhe rikonfirmuar sepse është i zoti të japë rezultate virtuoze. Milani, sot ka nevojë për të paktën dy-tre elementë ekspertë, me pak fjalë të vjetër të mençur, të aftë për të folur dhe për t’u dëgjuar.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Komisionet. Për Zirkzee vazhdoj të lexoj, çdo ditë, versione krejtësisht të ndryshme. Një herë i afrohet Milanit dhe një herë largohet nga Milanello. Ndërkohë, nga Londra, nga selia operative e agjentit të tij Kia, vazhdojnë të qarkullojnë me forcë zëra për interesimin e Manchester United, por që asnjë moment nuk janë konfirmuar nga direkt të interesuarit, pra nga vetë klubi. Mbi këtë çështje unë kam tezën time: gjithçka do të varet nga qëndrueshmëria aktuale e këtyre zërave. Nëse do të ishin autentike, për Milanin do të ishte e pamundur të konkurronte. Ndërsa në rast bllofi, do të jetë agjenti i përshkruar si “një kockë e fortë” nga Galliani që do të duhet të ndryshojë strategjinë. Unë shtoj: nuk ndryshoj mendim për çështjen e komisioneve. 15 milionë është një ekzagjerim i pajustifikuar. Dhe Milani është i detyruar të mos e pranojë për çështje taktike. Si do t’i rezistonte Furlani nesër kërkesave të tjera të të njëjtave përmasa nëse do t’i duhej të hiqte pantallonat para Kia-s? Objeksioni i fundit: ka të bëjë me personin e përfshirë drejtpërdrejt, domethënë me holandezin. Nëse do të vazhdojë të mbajë lojën e agjentin të tij, do të shfaqej në sytë e futbollit italian dhe europian si dikush i cili që në moshën 23-vjeçare bën zgjedhje ekonomike dhe financiare në vend të atyre futbollistike. Që në këtë rast do të thotë se është më mirë të ndryshohet objektiv. Të paktën nga Milani!

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?