Pesha e 5 (pesës): De Winter dhe sfida e trashëgimisë Rossonere

Koni De Winter zgjedh numrin 5 të Milanit, duke trashëguar një simbol historie, karizme dhe fitoresh. Një numër që evokon triumfe të mëdha

Milanistat
3 Min Read

Çdo fanellë rrëfen një histori, por disa konservojnë një trashëgimi më të rëndë se të tjerat. Te Milani, numri 5 nuk është thjesht një numër mbi shpinë: është një simbol i soliditetit, karizmës dhe fitoreve.

Koni De Winter e di mirë. Duke zgjedhur numrin 5 për aventurën e tij të re rossonere, ai pranoi sfidën e nderimit të një tradite që nis shumë kohë më parë.

Zgjedhja e numrit të fanellës për një blerje të re është gjithmonë një moment formal, por edhe e mbushur me pritshmëri dhe domethënie.

Emocioni rritet kur numri i përzgjedhur është një prej atyre që kanë shënuar historinë e klubit. Ky është edhe rasti i Koni De Winter, i cili ka vendosur të veshë numrin 5, një simbol prestigji në traditën Rossonere.

Numri 5 i historisë së Milanit

Emri i parë që të vjen ndërmend kur mendon për numrin 5 të Milanit është ai i Alessandro “Billy” Costacurtës. Pesë herë Kampion Evrope, mbrojtësi që e lidhi pjesën më të madhe të karrierës së tij me këtë numër, fillimisht kur numri varej nga pozicioni në fushë dhe më vonë, me përcaktimin e tij të përhershëm në fillim sezoni, duke e bërë një tipar dallues të fanellës së tij Rossonere.

Por lista e interpretëve të mëdhenj është e gjatë: Cesare Maldini, Giovanni Lodetti, Mauro Tassotti, Filippo Galli, Karl-Heinz Schnellinger, Fulvio Collovati, Roberto Rosato, Agostino Di Bartolomei, Luigi Maldera, Stefano Nava, Frank Rijkaard, dhe madje edhe Paolo Maldini, i cili, edhe pse universalisht njihet i lidhur me numrin 3, e ka mbajtur numrin 5 në disa raste.

Gjatë viteve të fundit, ky numër ka kaluar nëpër shpaturllat e lojtarëve si Fernando Redondo, Emerson, Oguchi Onyewu, Philippe Mexes, Giacomo Bonaventura, Diogo Dalot dhe Fode Ballo-Toure. Kohët e fundit, shenjtëria e tij ndoshta është njollosur disi, veçanërisht në katër vitet e fundit.

Me ardhjen e Koni De Winter dhe vendimin e tij për të zgjedhur këtë numër historik dhe solemn, AC Milan dhe tifozët e tij shpresojnë që 5a të jetë përsëri sinonim i performancave të shkëlqyera dhe kapitujve të paharrueshëm të historisë Rossonere. Paç fat, Koni.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente