Pas një sezoni që e pati çuar Newcastle United për në rifitimin e kualifikimit për në Champions League, sezoni i fundit ishte aspak i suksesshëm, për të mos thënë i dobët. Skuadra e Eddie Howe arriti vetëm në vendin e shtatë në klasidikimin e Premier League dhe nuk do të luajë asnjë kupë evropiane sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit, duke parë gjendjen e skuadrës dhe objektivat që i kërkohen nga pronësia kanë nisur të punojnë edhe ata nga ana e tyre për forcimin e organikës.
Mbrojtja sigurisht që ka nevojë për përmirësim, duke marrë parasysh 62 golat e pësuar në kampionat. Sigurisht që një ndikim të madh në këtë drejtim kanë patur edhe dëmtimet e Sven Botman dhe Jamaal Lascelles, por edhe përjashtimi i përkohshëm i Tonalit nga skuadra. Klubi sapo ka njoftuar blerjen me parametër zero të Lloyd Kelly, qendërmbrojtës të cilit i skadon kontrata me Bournemouth dhe që muajt e fundit ishte afruar gjithashtu edhe me Milanin dhe me klube të tjera të rëndësishme. Një goditje e mirë, por që nuk do të jetë e vetmja në repartin mbrojtës të Magpies. Synimi është që të bëhet një blerje e dytë e nivelit të lartë.
Newcastle, pas Tonalit sulm përsëri drejt Milanit
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Sipas lajmeve më të fundit që vijnë nga Anglia, Newcastle United po mendon të rikthejë në Premier League, Fikayo Tomori. Mbrojtësi i Milanit, luan në Serie A, që nga janari 2021, kur mbërriti në formë huazimi me të drejtë blerjeje nga Chelsea. Performanca e tij ishte tejet pozitive dhe kuqezinjtë më pas ushtruan edhe opsionin e blerjes, një operacion që kushtoi pak më shumë se 30 milionë euro.
Transferimi në Serie A ndoshta e dëmtoi pak Tomorin për nga pikëpamja e kombëtares, duke qenë se trajneri Gareth Southgate e ka grumbulluar pak herë. Edhe kur paraqitjet e tij ishin në një nivel të shkëlqyer, ai shpesh lihej jashtë kombëtares. Një rikthim në Angli mund ta ndihmojë për të fituar konsideratë më të madhe, edhe pse deri më tani lojtari e ka bërë gjithmonë të qartë se është i lumtur në Milano dhe nuk ka kërkuar kurrë të shitet.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Në mars agjenti i tij Viktor Kolar u shpreh kështu: “Është besnik dhe nuk dëshiron të ikë nga Milani, që është një klub i shkëlqyer. Por Fikayo ka potencialin për të bërë një hap përpara në të ardhmen. Nëse do të jetë mirë fizikisht, ai do të jetë një mbrojtës i kërkuar kudo”. Të shohim nëse do të ketë ndonjë ofertë të rëndësishme për të.
Milani e vlerëson Tomorin në rreth 50 milionë euro, e nëse Newcastle United del përpara duke vendosur këtë shifër në tavolinë, marrëveshja mund edhe të arrihet. Do të ishte shitja e dytë e madhe në aksin Milan-Newcastle, pas asaj që e kaloi Sandro Tonalin në St James’ Park një vit më parë për rreth 70 milionë euro.