Joshua Zirkzee është në krye të dëshirave të Milanit. Holandezi është profili i zgjedhur për të forcuar sulmin dhe për të vijuar me trashëgiminë e Olivier Giroud.
Djalli, pra, është gati t’i paguajë 40 milionë eurot e klauzolës çliruese, e cila, siç shkruajnë edhe kolegët e të përditshmes së madhe sportive La Gazzetta dello Sport, do të jetë e vlefshme nga 1 korriku deri më 15 gusht. Por, është e qartë se marrëveshja do të duhet të mbyllet më shpejt dhe muaji qershor do të jetë vendimtar për të kuptuar se ku do të vazhdojë karriera e Joshua Zirkzee.
Klauzola, pra, nuk duket të jetë problem. Pengesa kryesore përbëhet nga komisionet që i duhen paguar avokatit Kia Joorabchian. Për këtë shkruajnë sot në Corriere dello Sport, duke nënvizuar se shpenzimi ekstra nuk do të jetë më pak se dhjetë milionë euro. Kostoja për holandezin – pa llogaritur pagën e tij – mund të arrijë, pra, në 55 milionë euro.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Konkurrenca dhe alternativat
Duhet thënë se edhe në këtë mënyrë sigurisht që nuk është një shifër e ekzagjeruar. Edhe për të vënë duart mbi Benjamin Sesko të Leipzig apo të Gimenez të Feyenoord, shpenzimet do të ishin po aq, të ngjashme. Por, më pak para do të duheshin për Guirassy të Stuttgartit, i cili ka një klauzolë prej 17.5 milionë euro, dhe me shumë gjasa edhe për Jonathan David. Nga ana tjetër, vështirë që Lille të vazhdojë të kërkojë 50 milionë me kontratën në skadencë më 30 qershor 2025.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Milani, nëse dëshiron të marrë në dorë një sulmues vërtet të fortë, duhet pra të veprojë shpejt. Nëse ka vendosur të përqëndrohet mbi Joshua Zirkzee, sigurisht që nuk mund të mashtrojë. Është e vërtetë që holandezi dëshiron të vazhdojë të luajë në Serie A, por agjenti i tij po shtyn që ta dërguar në Angli. Kështu do të nevojitet të mposhtet edhe konkurrenca e Arsenalit, por edhe e Juventusit. Bianconerët aktualisht po mendojnë për gjëra të tjera – Calafiori, Di Gregorio dhe Koopmeiners – por së shpejti Zirkzee mund të bëhet një pistë e nxehtë dhe prania e Thiago Mottës do të përbënte një faktor të rëndësishëm.
Sa më shumë të kalojë koha, aq më i ndërlikuar është e destinuar të bëhet negociata. Sot pretendentët duket se janë tre, nesër kush e di. Interi, për shembull, i cili kurrë nuk e ka fshehur interesimin e tij për Zirkzee, mund të bëhet sërish një opsion nëse do ta shesë Lautaro Martinez, për të cilin duket e ndërlikuar të arrihet një marrëveshje rinovimi. Milani pra duhet të nxitojë dhe t’u japë gëzim tifozëve të tij.