Dukej gjithçka e mbaruar por, dhe në vend të kësaj, siç shpesh ndodh në një periudhë merkatoje, që të tërhiqesh mbrapsh nga një aferë, shpesh ndryshojnë letrat në tavolinë. Dhe është ajo që po ndodh në negociatat mes Milanit dhe Monaco, për Youssouf Fofana. Mesfushori i shumëpritur, që këtyre anëve prej dy vitesh i mungon formacionit titullar të kuqezinjve. Objektivi i madh i merkatos që klubi ka vendosur pas sulmuesit. Kandidati në vendin e dytë në kronologjinë e goditjeve. Pas Moratës ishte ai i përzgjedhuri por një ndalesë e fortë, e papritur gjatë orëve të fundit duket se ka ngadalësuar gjithçka.
Atletico Madrid dhe mbi të gjitha Manchester United – po, të njëjtët e Zirkzee – kanë ndërhyrë me arrogancë dhe klubi francez i ka ngritur kërkesat e tij në 35 milionë. Një ankand i vërtetë, nga ata që Milani i ka refuzuar që në agim të kohëve. Një nga ato që, nëse ndonjëherë mund t’i hasnin në rrugën e tyre, drejtuesit e kuqezinjve do të ndryshonin menjëherë drejtim. Dhe këtë herë mund të jetë kështu.
Jo, nuk është gjithmonë faji i klubit
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Por në këtë rast, të dashur miq tifozë, nuk duhet fajësuar klubi. Ndoshta marrja me qetësi dhe mosmbyllja e shpejtë e negociatave për një lojtar që dëshiron do të shmangte shumë probleme dhe ndoshta Milani mund edhe të ketë gabuar këtu, por, arritur në këtë pikë, nuk do të gabonte aspak nëse tërhiqej nga gara për Fofana.