Të kuptosh plotësisht ndjenjat e tifozëve të Milanit, Curva Sud apo jo, në këtë fazë në prag-kampionatit mbetet një ushtrim kompleks. Pozicione gjithnjë e më shumë të kundërta: besimtarët dhe të dëshpëruarit, në një ballo të vazhdueshme konfrontimi të brendshëm që zgjat prej vitesh.
Por nga ana tjetër, ndryshimet në pronësi, të drejtuesve dhe lojtarëve, pashmangshmërisht gjenerojnë pasiguri. Nga entuziazmi në rritje i rikthimit në Champions vitin e Scudettos, duke kaluar nëpër ulje-ngritje, arritëm në ndryshimin e drejtimit teknik sa i ndërlikuar aq edhe i pashmangshëm.
Fundi i sezonit të kaluar, e pa klubin të arrijë pikën e tij më të ulët, me një grevë të përsëritur nga tifozët e Curva Sud ditët e fundit, mes heshtjeve të zhurmshme dhe protestave mbi orientimin e zgjedhjes së trajnerit të ri.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Edhe grumbullimi i skuadrës, i braktisur nga tifozeria e organizuar për herë të parë në epokën moderne, ka lënë disa pasoja dhe ka përfaqësuar një vijimësi të mos-njëhsimit në punën, e cila për hir të së vërtetës duhet thënë që ka qenë paksa e rëndë, e drejtuesve të rinj të targuar Zlatan Ibrahimovic.
Sidoqoftë, turneu amerikan ka lënë disa shtyrje pozitive, me një merkato që, pavarësisht ngadalësimit të operacioneve në hyrje, po i sjell dalë ngadalë pothuajse të gjitha objektivat e të deklaruara në Milanello, me disa zbulime apo rizbulime të bukura, nga të rinjtë rosonerë tek atë të rriturit, si Chukwueze dhe Saelemaekers.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Prandaj është e komplikuar të parashikohet se si do të jetë pritja e San Siros më datë 17. Sigurisht që Fonseca po flet pak me shpresën për të pasur një organikë sa më të plotë dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Nisja e kampionatit pa pritshmëri mediatike mund të jetë një avantazh, por atëherë do të duhet forca për të përgënjeshtruar ata që prej javësh e kanë vendosur Milanin si një skuadër pak ambicioze. Diçka sigurisht mungon ende, por panorama futbollistike në Serie A, po përjeton një “qejfi ma ka por b***a s’ma mban” konstante që ka filluar të jetë frustuese. Për tifozët kuqezi edhe më shumë, sepse me llogaritë në dorë për kohësh ka qenë në një pozicion që do t’i shtynte drejt optimizmit, i cili, duhet thënë, nuk duket në horizont.