Deklaratat për dhe në përkrahje të trajnerit portugez Sergio Conceicao po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Aq sa konfirmimi i trajnerit portugez nuk duket edhe aq utopi
Edhe një tjetër fitore për Milanin e Sergio Conceicao, që duket në rrugë të mbarë për ta mbyllur sezonin në mënyrë pozitive. Finalja e Coppa d’Italia, kundër Bologna, e planifikuar për 14 maj, do të na tregojë qartë nëse viti do të jetë një katastrofë totale a do të ketë mbetur edhe diçka për t’u shpëtuar.
Champions League shumë, por trajneri portugez po fiton terren drejt një konfirmimi të bujshëm. Ditët e fundit është folur shumë për të, me Milanin që vazhdon të mbështesë trajnerin e tij.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Për momentin, Djalli nuk ka zgjedhur asnjë drejtim teknik dhe në mënyrë të bujshme mund të jetë pikërisht Conceicao trajneri i ardhshëm. Një qëndrim që nuk do t’i habiste tifozët, të bindur për faktin se portugezi duhet zëvendësuar vetëm për një trajner të madh, si Antonio Conte. Bastet nuk pranohen më, më mirë t’i jipet vazhdimësi atij.
Një mendim me të cilin po bien shumë dakord. Kështu mendon edhe ish Rossoneri Antonio Cassano, duke folur për “Viva El Futbol Official”: “Muajin e fundit më ka pëlqyer, që kur ndryshoi sistemin e lojës, edhe pse sistemi është humbje kohe, por ka pasur guximin të marrë vendime të forta. Më pëlqen kur flet me shumë ‘gazetarë’ të cilët shpesh emërojnë zëvendësuesin e tij. Çuditërisht, gjithmonë përmendet emri i Allegrit”. Ish sulmuesi deklaron:
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Zero respekt për Conceicaon, meriton t’ia rinisë me Milanin”
Kanë zero respekt për të. Dikush që punon duhet lënë të të punojë. Unë kam qenë i pari që e kam sulmuar. Por tani ka një finale të Coppa Italia fituar dhe po fillon ta përmirësojë skuadrën. Pse të mos i jepet kohë duke e lënë të nisë një sezon nga fillimi”, shtron pyetjen Cassano.
Ai ia behu në një moment të vështirë për klubin. Fitoi menjëherë dhe pastaj edhe ai u fut në vështirësi. Nuk arriti të bëjë të bënte atë që donte. Zakonisht luan 4-4-2, 4-2-3-1… nuk i ka ai vënë kurrë në praktikë idetë e tij për lojën. Ka treguar guxim dhe atribute në përmbysjen e gjërave”.
Pastaj ka rizbuluar Jovic, i cili është sulmuesi më i fortë që ka Milani, për nga pikëpamja teknike. Edhe ai po eringjallet pas vitesh vështirësish. Rossonerët nuk kanë një skuadër fenomenesh, janë Pulisic, Reijnders dhe Maignan, të tjerët po vuajnë. Disa kanë shpërthime, si Leao, një lojë e mirë çdo 5 ndeshje dhe Theo që ka bërë keq këtë vit. Unë kam qenë i pari që e kam kritikuar Conceiçaon, por tani mendoj se meriton një mundësi të re për t’ia rinisur përsëri”.