Për Scudetton na duhet një gjysmë mrekullie. Ajo e bilancit është fituar. Larg duart nga Gimenez!

Çmontimi, le ta themi kështu, i skuadrës së ‘vjetër’, sigurisht që është një faktor edhe për llogaritë. Por edhe këtu, të jemi të sinqertë, shkurtimet ishin të tepërta: lojtarët në dispozicion, 22 përfshirë portierët, janë shumë pak, po të marrim parasysh edhe mundësinë e dëmtimeve apo pezullimeve të ndryshme. Dhe kampionati është i gjatë. A ka bërë klubi më të mirën e tij, siç është lënë të kuptohet së fundmi? Jo, absolutisht jo. Është bërë një punë e shkëlqyer në mesfushë, por mungesa e numrit 9 dhe mbrojtësit me eksperiencë paraqesin mangësi serioze. E vërteta është se edhe këtë vit, për të fituar, do të duhet një gjysmë mrekullie sportive, teksa Scudetto e bilancit është stërfituar...

Milanistat
4 Min Read

Përtej çdo narracioni, Milani i fushatës së merkatos së sapombyllur ka pasur një ndikim të rëndësishëm në bilancin 2025/26 prej afërsisht 76 milionë eurosh. Është kjo shifra kyçe, sipas vlerësimeve specialistike (Calcio e Finanza). E gjitha kjo pa përfshirë lojtarët e huazuar që pothuajse me siguri do të blihen nga klubet e tyre të reja. Shkurt, një efekt pozitiv që i bën katet e larta të klubit të rrugës Aldo Rossi t’i çojnë buzët vesh më vesh. Interi regjistroi një +35 milionë, Juventusi +33 dhe Napoli +22 milionë. Por megjithatë, duhet thënë edhe se Milani ka malin e pagave të pestin më të lartë të në Serie A, madje më të ulët edhe se Roma.

Çmontimi, le ta themi kështu, i skuadrës së ‘vjetër’, sigurisht që është një faktor edhe për llogaritë. Por edhe këtu, të jemi të sinqertë, shkurtimet ishin të tepërta: lojtarët në dispozicion, 22 përfshirë portierët, janë shumë pak, po të marrim parasysh edhe mundësinë e dëmtimeve apo pezullimeve të ndryshme. Dhe kampionati është i gjatë. A ka bërë klubi më të mirën e tij, siç është lënë të kuptohet së fundmi? Jo, absolutisht jo. Është bërë një punë e shkëlqyer në mesfushë, por mungesa e numrit 9 dhe mbrojtësit me eksperiencë paraqesin mangësi serioze. E vërteta është se edhe këtë vit, për të fituar, do të duhet një gjysmë mrekullie sportive, teksa Scudetto e bilancit është stërfituar.

Në fund, me llogari në dorë, kanë habitur disa deklarata të Igli Tares, që kanë shoqëruar zhvillimin e merkatos. Duke filluar nga dita e parë, kur njoftoi objektivin për të blerë një numër 9, stil Giroudi: e padëgjuar më parë!

Në të njëjtën kohë, kuptohet besimi i paktë karshi Gimenez. Menaxhimi i meksikanit ka qenë në mënyrë spektakolare i gabuar. Përdorimi i emrit të tij në shtyp, pikërisht përpara ndeshjes me Lecce ishte një gabim shumë i madh, kjo bie shumë në sy duke parë edhe si shkuan gjërat. Shumë më mirë bëri Massara që mohoi ekzistencën e një negociate, duke mbajtur respektin për lojtarin e tij Dovbyk, që në fund mbeti me Giallorossët.

Qark qendërsulmuesit meksikan, sot ka një perceptim negativ, i cili, sipas mendimit tim, është padyshim larg realitetit të fakteve dhe shifrave. Që kur ka veshur 7-ën Rossonere, ka realizuar 6 gola dhe 4 asiste në 1,146 minuta. E përkthyer: një gol çdo 191 minuta lojë. Një gol/asist çdo 115 minuta: që është një mesatare e rëndësishme. 24 vjeç, në 11 ndeshje të Champions League në karrierë, ka totalizuar 8 gola dhe 2 asiste: janë shifra të jashtëzakonshme.

Tani i takon atij që, më shumë se disave, t’u tregojë kanë gabuar për të, patjetër në varësi të hapësirës që do t’i japë Allegri.

Meqë jemi këtu, ideja e përdorimit të Leaos si 9 është afashinante, por edhe e rrezikshme. Është një gjë të përballesh në parakampionat me skuadra që sulmojnë dhe të lënë hapësirë, por është tjetër të përballesh me skuadra të mbyllura: një si si Gimenez duhet shfrytëzuar, e ç’të shfrytëzuar….


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente