Në botën e futbollit, disa numra janë thjesht shifra. Por në Milano, brenda dhomave të zhveshjes kuqezi, numri 5 është diçka tjetër: një premtim. Ai i besohet atij që ka forcën për të duruar presionin, zgjuarsinë për të lexuar lojën dhe zemrën për të udhëhequr nga prapavija.
Nga Scarioni, Collovati, Massaro, te Filippo Galli, Rijkaard, Costacurta, Mauro Tassotti, e Fernando Redondo, zinxhiri i çeliktë i mbrojtjes Rossonere
Historia e këtij numri nuk mund të shkruhet pa emrin Alessandro Costacurtës. Mbrojtësi i hekurt, që për më shumë se dy dekada ishte shtylla e Milanit, e veshi këtë fanellë po, me një përulësi të heshtur, por me një forcë të pathyeshme. Shpesh thoshte:
“Numri 5 nuk është për ata që kërkojnë lavdi të shpejtë. Është për ata që janë gati të bëjnë punën e vështirë, edhe kur askush nuk t’i hedh sytë”.
Fanella 5 ka kaluar nëpër lojtarë të ndryshëm me stile të ndryshme, por me një qëllim të përbashkët: mbrojtjeb e Milanit. E ka veshur Fernando Redondo, mjeshtri argjentinas, që e bëri 5-ën një simbol elegance. Emerson solli muskuj dhe eksperiencë, ndërsa Philippe Mexès iu ka dhuruar milanistëve një nga golat më të bukur në historinë e Champions League.
Përtej shifrës – filozofia e një numri
Në kulturën e futbollit italian, numri 5 shpesh u jepet “mburojave” të skuadrës – lojtarëve që qëndrojnë në qendër, kontrollojnë tempin dhe mbrojnë çdo centimetër të fushës si territor të shenjtë. Tek Milani, kjo traditë është ruajtur me fanatizëm.
Një nder që fitohet, jo që jepet
E vërteta është se jo kushdo mund ta mbajë këtë numër te Rossonerët. Ai nuk i jepet lojtarëve rastësisht – ai duhet fituar. Çdo pasim i saktë, çdo ndërhyrje vendimtare dhe çdo duel i fituar është pjesë e një historie që i ka rrënjët dekada më parë dhe që vazhdon ende.
Të jemi të qartë, në San Siro, tifozët nuk shohin thjesht një lojtar me numrin 5. Ata shohin një kapitull të ri në një libër që vazhdon të shkruhet, një betim të heshtur që Milani duhet mbrojtur me çdo çmim. I fundmi është Koni De Winter. Të gjithë presim shumë prej tij. Lavdia nuk është larg…
Të gjithë numrat 5 të Milanit përpara Koni De Winter
- Alessandro Scarioni (1920/21)
- Carlo Annovazzi (1951/52)
- Enzo Menegotti (1951/52)
- Omero Tognon (1951/52, 1955/56)
- Franco Pedroni (1955/56)
- Cesare Maldini (1957/58, 62/63, 64/65–65/66)
- Luigi Zannier (1957/58)
- Sandro Salvadore (1961/62)
- Luigi Maldera (1965/66, 69/70)
- Saul Malatrasi (1967/68–68/69)
- Roberto Rosato (1967/68, 71/72)
- Giovanni Lodetti (1969/70)
- Karl-Heinz Schnellinger (1971/72–73/74)
- Maurizio Turone (1972/73–75/76)
- Aldo Bet (1974/75–79/80)
- Angelo Anquilletti (1975/76)
- Fulvio Collovati (1976/77)
- Paolo Benetti (1982/83)
- Nazzareno Canuti (1982/83)
- Luciano Spinosi (1983/84)
- Agostino Di Bartolomei (1984/85–86/87)
- Sergio Battistini (1984/85)
- Andrea Manzo (1985/86–86/87)
- Daniele Massaro (1986/87)
- Dario Bonetti (1986/87)
- Filippo Galli (1986/87–91/92, 93/94–96/97)
- Roberto Mussi (1988/89)
- Paolo Maldini (1987/88–89/90, 94/95)
- Frank Rijkaard (1988/89–89/90)
- Alessandro Costacurta (1988/89–95/96, 97/98–01/02, 04/05–06/07)
- Mauro Tassotti (1988/89–89/90)
- Stefano Nava (1990/91, 92/93–94/95)
- Mirco Sadotti (1993/94)
- Fernando Redondo (2002/03–03/04)
- Emerson (2007/08–08/09)
- Oguchi Onyewu (2009/10–10/11)
- Philippe Mexès (2011/12–15/16)
- Giacomo Bonaventura (2016/17–19/20)
- Diogo Dalot (2020/21)
- Fodé Ballo-Touré (2021/22–22/23)
Në total, 40 lojtarë të ndryshëm që kanë veshur fanellën (shumë të rëndë) me numrin 5 për Milanin para mbërritjes së Koni De Winter.