Pas Modric, një tjetër big i Real Madridit në shënjestër: ja çelësi i akordit

Milanistat
2 Min Read

Milani po planifikon një merkato verore me peshë për t’u rilançuar në krye të futbollit italian dhe atij evropian. Pas një sezoni zhgënjyes, drejtuesit e Rossonerëve kanë vendosur të përqendrohen mbi cilësinë dhe personalitetin. Massimiliano Allegri, trajneri i ri i milanistëve, i ka hartuar tashmë udhëzimet e tij për ndërtimin e skuadrës, duke u përqendruar te lojtarët me eksperiencë, në gjendje për të bërë diferencën. Pikërisht në këtë kontekst, është shfaqur me forcë emri i Luka Modric. Por ai mund të mos jetë i vetmi, duke qenë se edhe emri i Rabiot është rikthyer me forcë në orbitën Milan, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur.

Mesfushori kroat, që aktualisht luan për Real Madridin, ka njoftuar se do të largohet nga klubi spanjoll pas Botërorit të Klubeve. Pavarësisht moshës së avancuar, Modric vazhdon të konsiderohet si një nga organizatorët më të mirë në botë, siç demonstrohet edhe nga performancat e tij me Real Madridin dhe me kombëtaren kroate. Milani shfrytëzoi rastin për ta marrë si transferim të lirë me kosto zero, duke i ofruar lojtarit një kontratë njëvjeçare me opsion edhe për një sezon të dytë. Sipas raportimeve, vizitat mjekësore janë planifikuar tashmë, me lojtarin që pritet të zbarkojë javën e ardhshme në Milano.

Big i Real Madridit në shënjestër

Mirëpo negociatat për Modricin nuk kufizohen vetëm në blerjen e lojtarit. Kroati, kanë zbuluar kolegët e portalit SpazioMilan, mund të veprojë edhe si një “katalizator” për operacione të mëtejshme merkatoje. Në veçanti, Modric i ka sugjeruar drejtuesve të Rossonerëve të synojnë Dani Ceballos, shokun i tij të skuadrës te Real Madrid, për të përforcuar më tej mesfushën. Ceballos, i cili ka gjetur pak hapësirë ​​kohët e fundit, mund të jetë i gatshëm të transferohet në Milano për t’u rilançuar në një klub prestigjioz si Milani. Drejtuesit e Rossonerëve po e vlerësojnë me kujdes këtë mundësi, me qëllim ndërtimin e një skuadre sa më konkurruese për sezonin e ardhshëm.

Share This Article
Pa Komente