Një ndeshje e vështirë për Milan, që do të përballet me Parmën në Ennio Tardini Stadium sonte mbrëma në orën 20:45.
Sfida është e vlefshme për javën e njëmbëdhjetë e kampionatit Serie A Enilive 2025/2026 dhe do t’i paraprijë ndërprerjes së fundit të vitit kalendarik të kampionatit.
Për Rossonerët është një mundësi e shkëlqyer për të mbërritur të qetë dhe me besim në pauzë, duke qenë se menjëherë pas saj na pret direkt në derbi me Interin.
Objektivi është të qëndrojmë sa më shumë që të jetë e mundur pranë Napolit, kreut të klasifikimit dhe të përpiqemi të jemi eficentë jo vetëm në ndeshjet e mëdha, por edhe kundër skuadrave në gjysmën e poshtme të tabelës së klasifikimit.
Allegri për në pankinë rikuperon Pulisicin, teksa do të duhet të jetë ende pa Rabiot dhe Gimenez.
Janë vetëm dy balotazhet e mundshme në mendjen e Allegrit. E para në mbrojtje, përpara portierit dhe kapitenit Maignan: përveç të stërkonfirmuarve Gabbias dhe Pavlovic, Tomori është në dyshim për shkak të formës jo shumë të mirë: në mbrojtje, pra, është balotazhi me De Winter.
Në mesfushë, në krah të Modric do të duhet të jetë Fofana dhe edhe Ricci, edhe pse vendi i këtij të fundit synohet nga Loftus dhe Cheek, kuotat e të cilit janë në ringritje.
Në krahë, Saelemaekers dhe Bartesaghi, me dyshen Nkunku-Leao në sulm.
MILAN (3-5-2)
16 Maignan
5 De Winter 46 Gabbia, 31 Pavlovic
56 Saelemaekers, 19 Fofana, 14 Modric, 4 Ricci, 33 Bartesaghi
18 Nkunku, 10 Leao
Në dispozicion: 1 P.Terracciano, 37 Pittarella, 23 Tomori 27 Odogu, 2 Estupinan, 24 Athekame, 8 Loftus-Cheek, 30 Jashari, 11 Pulisic.
Trajner: Massimiliano Allegri
Balotazhe: Tomori-De Winter, Ricci-Loftus-Cheek
Të padisponueshëm: Rabiot, Gimenez
Të paralajmëruar: asnjë
Skualifikuar: nessuno
DREJTOJNË NDESHJEN
Gjyqtar: DI BELLO
Asistent: ROSSI M. – SCATRAGLI
Gjyqtar i IV: DI MARCO
VAR: MAGGIONI
AVAR: MARINI
KU PARMA-MILAN?
Datë: E shtunë 8 nëntor, 2025
Ora: 20:45
Stadiumi: Ennio Tardini, Parma
TV
Web: Milanistat.com
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
