Tre ditë në dispozicion për të qenë në rregull. Pas debutimit të makthshëm në San Siro kundër Cremoneses, Rossonerët mund dhe duhet të kërkojnë ngushëllim nga merkato. Një merkato mbi të cilin Tare dhe Furlani janë gati të venë duart përsëri.
Kapitulli i lidhur me sulmin, me Christopher Nkunku, ka të ngjarë të jetë mbyllur. Shumë do të varet nga mundësitë që do të paraqiten, me kushtet ekonomike të duhura. Ndërkohë ka të ngjarë që ndryshime të rëndësishme të bëhen në prapavijën e Djallit.
Massimiliano Allegri ka kërkuar me zë të lartë si një sulmues ashtu edhe një profil të ri në mbrojtje, në qendër, në përpjekje për të rifituar soliditetin e nevojshëm për të shkuar larg. Gjatë orëve të fundit, janë disa emrat që kanë dalë për të kënaqur Allegrin: por surprizë, njëri mbi të gjithë është prej kohësh edhe një objektiv i Interit të Chivu.
Nga sulmi në mbrojtje: Milani i ka idetë e qarta se ta bëjë të lumtur Massimiliano Allegrin në këto grusht orësh që kanë mbetur në dispozicion të drejtuesve të klubit të rrugës Aldo Rossi. E, ndërsa për sulmin, pas Nkunku, është e paqartë nëse ka vend për një tjetër sulmues, në mbrojtje opsioni i fundit quhet Oumar Solet.
Sipas redaksisë sportive të të përditshmes ‘Il Messaggero Veneto’, drejtuesit Rossonerë mund të ketë disa vështirësi në mbylljen e operacionit Akanji. Mbi qendrorin zviceran, për të cilin Manchester City ka dhënë udhë të lirë për shitje, gjatë orëve të fundit ka ndërhyrë Tottenham, shumë i interesuar për ta blerë mbrojtësin klas 1995.
Pavarësisht hapjes së Akanji, Rossonerët mundet, pra, të vendosin të përqendrohen mbi Solet, i cili, edhe për nga një pikëpamje taktike, do të ishte ideal në prapavijën me tre të Allegrit.
Francezi 25-vjeçar do të vihej në qendrër, djathtas, por sipas rastit, mund edhe të shfrytëzohet në një mbrojtje me katër, nëse është e nevojshme, në rast ndryshimi të modulit.
Interi prej javësh është në gjurmët e qendërmbrojtësit bianconero, por përtej huazimit me të drejtë blerjeje, drejtuesit e klubit të Viale della Liberazione nuk janë shtyrë kurrë përtej.
Milani, për të mposhtur kushurinjtë rivalë mund të avancojë duke ofruar huazim me të detyrim blerje, për një shumë rreth 25 milionë euro, gjë që do t’i kënaqte drejtuesit friulianë. S
olet, klas 2000 është pra pesë vjet më i ri se Akanji, mbërriti me zero euro te Udineze dimrin e kaluar duke u afirmuar si një nga qendërmbrojtësit më të besueshëm në Serie A.