Më vendimtar zëvendësues apo titullar? Duket një gjë e pabesueshme, por javët e fundit të numrit 10 të Milanit thonë pikërisht këtë. Që kur erdhi Sergio Conceiçao, pas shkarkimit të Paulo Fonsecës, portugezi ka startuar nga pankina në katër ndeshje dhe ka qenë vendimtar në tre, si zëvendësues në pjesën e dytë. Në të kundërt, në ndeshjet kur ka nisur si titullar, ka ndikuar vetëm dy herë (në gol kundër Como dhe Girona), por ishte ndër më të këqijtë në fushë në gjashtë rastet e mbetura.
LEAO TITULLAR APO JO? – Janë kolegët e të përditshmes sportive Tuttosport, sot, që shtrojnë pyetjen në është efektivisht e vërtetë që Rafa është më vendimtar gjatë ndeshjes në vazhdim apo jo (shifrat e javëve të fundit duket se e mbështesin këtë) dhe nëse Leao do të jetë vërtet në stol në ndeshjen e nesërme kundër Feyenoordit, në ndeshjen e kthimit të Champions League. Është e vështirë të thuhet tani, e sigurt është se Sergio Conceiçao po përgatitet sa më mirë që mundet për një ndeshje që Milan absolutisht nuk mund të lejojë të gabojë dhe për këtë arsye do t’i bëjë të gjitha vlerësimet e nevojshme për formacionin kuqezi që do të zbresë në fushë, përfshirë edhe përdorimin ose jo të Leaos nga minuta e parë.
E NDALUAR TË GABOHET! – Conceiçao aktualisht gjendet në Portugali për të marrë pjesë në funeralin e Pinto da Costa, ish-presidentit historik të Portos me të cilin ka qenë shumë i lidhur. Pas rikthimit në Milano pasdite, trajneri kuqezi do të rikthehet të mendojë vetëm për ndeshjen e nesërme, e cila përfaqëson një udhëkryq të rëndësishëm për sezonin milanist. Është e ndaluar të gabohet kundër Feyenoordit, sepse dalja nga Champions League tani do të ishte problem jo vetëm nga pikëpamja sportive, por edhe nga ajo ekonomike (qasja në të Tetat e Finales vlen 11 milionë euro).
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>