Teksa nga Mançesteri vijnë zëra të shumtë sipas të cilëve City është shumë i interesuar për një nga yjet e Milanit, gazetari i Sky Sport Italia dhe eksperti i njohur i merkatos Di Marzio e gjen veten në qendër të kritikave të tifozëve rossoneri. Duhet thënë se, pavarësisht arritjes në finalen e Kupës së Italisë, atmosfera në Casa Milan nuk është aspak e qetë. Tifozët sigurisht që nuk i kanë harruar të gjitha situatat e sikletshme me të cilat janë përballur në këtë kampionat, dhe edhe nëse fitojmë trofeun, sigurisht që nuk do ta falin dështimin që ndodhi në kampionat.
“Bologna meriton të rikthehet në Champions League”, është shprehur eksperti Di Marzio për Sky Sport. “Italiano mori pankinën e një klubi që digjte pa Calafiorin dhe Zirkzee, ai kishte gjithçka për të humbur dhe tregoi të ishte një trajner. Nuk e kuptoj pse çuditërisht nuk konsiderohet në listën e klubeve si Milani apo Roma. Pse Italiano nuk është trajneri më i kërkuar në Itali?”
Këto deklarata të Di Marzio-s kanë ngjallur debate në brendi të tifozerisë kuqezi. E ndërsa shumica e tyre kritikojnë shoqërinë duke u habitur se si një profil, sipas tyre i vlefshëm si Vincenzo Italiano nuk mund të merret në konsideratë, gjysma tjetër mbështet krejt të kundërtën. Në fakt, janë të shumtë ata që afirmojnë se Italiano po, është vërtetë një trajner i mirë, por jo për Milanin. Duke qenë se ka arritur rezultate të mira po, por në ato skuadra ku nuk ka të njëjtin presion si te Milani.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>