Antonio Conte është shumë pranë pankinës së Napolit. Nuk mundet të flitet ende për tym të bardhë, por sipas zërave më të fundit do të kishte pasur kontakte shumë pozitive mes disa prej njerëzve të presidentit Aurelio De Laurentiis dhe trajnerit salentan. E nëse marrëveshja do të mbyllej, tifozët e Milanit do të ndjeheshin keq. Po, sepse bëhet fjalë për një kontratë prej 6.5/7 milionë eurosh në sezon. Pra asnjë kërkesë monstruoze apo në asnjë rast afër rrogës që Conte merrte në Premier League (rreth 12 milionë euro në sezon).
Atëherë pyetja që lind spontanisht në shtëpinë e kuqezinjve është: pse drejtuesit e klubit të rrugës Aldo Rossi nuk janë përpjekur kurrë ta çonin deri në fund goditjen Conte trajner? Dhe mbi të gjitha pse Zlatan Ibrahimoviç nuk u imponua aspak në zgjedhjen e trajnerit salentin? Me shumë mundësi, përgjigja qëndron në karakterin e fortë të trajnerit ish Tottenham. Dihet se Conte është një që gjithmonë i ka shtyrë të gjithë lojtarët në maksimum dhe kur përballet me ndonjë problem, nuk ia ka përtuar kurrë edhe të sulmojë apo të dalë kundër klubit.
Prandaj, drejtuesit e Milanit mund të kenë preferuar ta lënë mënjanë një profil me këtë karizëm, për të shmangur diskutimet për shkak të pasojave të mundshme. Pastaj, është për t’u marrë në konsideratë edhe Zlatan Ibrahimovic, një tjetër profil i fortë dhe vendimtar, karakteri i të cilit ndoshta mund të përshtatej me atë të trajnerit në fjalë. Pista Conte (i cili nuk ka stërvitur prej më shumë se një vit tashmë) te Milan tani duket gjithnjë e më e largët…
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>