Është ideja më e fundit për skuadrën pas Stefano Piolit: emri i trajnerit kampion bote në fuqi me kombëtaren argjentinase, Lionel Scaloni ka hyrë fuqishëm në listën e kandidatëve për pankinën e Milanit për sezonin e ardhshëm. Klubi i rrugës Aldo Rossi e konsideron si një trajner me identikitetin e duhur: mjaft i ri, ambicioz dhe me ide moderne futbolli. Sipas zërave të fundit do të ketë pasur edhe kontakte me agjentët e trajnerit.
Por, ka një problem! I cili qëndron në faktin se argjentinasi mund të jetë i lirë vetëm në përfundim të ndeshjes së fundit të Kupës së Amerikës, më 15 korrik. Sidoqoftë, mund të jetë i gatshëm të largohet nga kombëtarja, për të stërvitur ekipin e tij të parë në klube. Karriera e Scalonit flet për një të kaluar pothuajse tërësisht argjentinase. Lionel ka nisur, në fakt, në Sevilla si ndihmës trajner i Sampaolit, përpara se të mbulonte të rol rëndësishëm në Argjentinë. Më pas u emërua si skuarës i kombëtares Albiceleste U20, në vitet midis 2017 dhe 2018, përpara se të promovohej në kombëtaren madhore.
Me kombëtares e Argjentinës, Scaloni fitoi Kupën e Amerikës më 2020 dhe më 2022 arriti kulmin e tij duke fituar Kupën e Botës, në finalen kundër Francës së Mbappes. Në të kaluarën e tij si lojtar ai mburret edhe me fanellat e Atalantës dhe Lazios. Të shohim, ndoshta mund të jetë ai trajneri i ardhshëm i Djallit…
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>