Milani i Stefano Piolit doli shumë herët nga lufta për skudeto. Por edhe humbjet dhe barazimet ndaj skuadrave inferiore si Lecce, Salernitana, Udinese dhe Monza kanë bërë që trajneri emilian të vihet vazhdimisht në pikëpyetje. Megjithatë, ajo që i ka tërbuar më shumë tifozët e djallit ka qenë derbi i humbur ndaj Interit në mënyrë më shumë se qartë, 5-1.
Deri më sot, pas çdo hapi të fals, Pioli është nën akuzë. Tifozeria është ndarë më dysh: ka nga ata që kërkojnë të shkarkohet menjëherë trajneri dhe nga ata që besojnë se fajin nuk e ka vetëm trajneri. Megjithatë, ajo që është e sigurt është se e ardhmja do të vendoset rreth majit dhe thelbësore do të jetë, për të provuar që të qëndrojë në pankinën e klubit të rrugës Aldo Rossi, do të jetë arritja e finales së Europa League.
Vetëm duke arritur fundin e kompeticionit europian, trajneri emilian mund të siguronte edhe një vit në drejtimin e Milanit. Nëse nuk ndodh kështu, janë gati emrat e kalibrit Antonio Conte, Thiago Motta, Roberto De Zerbi, por kujdes edhe surprizën Lopetegui…
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>