Çfarë lë pas Milan-Parma? Asgjë më e lehtë për t’u përgjigjur, apo jo? Është zëvendësimi i Theos dhe Leaos pas dyzet e pesë minutave, një San Siro, e heshtur për të nëntëdhjetë minutat, pezullimi i Fofana, i paralajmëruar që do ta humbiste derbin, sulmuesit që e kanë të vështirë të shënojnë dhe padyshim sherri që për pak shpërtheu mes Conceiçao dhe Calabria në fund të ndeshjes. Shumë e lehtë, por tashmë e eksploruar tërësisht. Përshtypja është se prej disa kohësh, kësaj ane të Milanos ndodhin shumë gjëra, që shkojnë nga e pabesueshmja e deri tek e pashpjegueshmeja, gjatë një ndeshjeje që nuk rreshtim kurrë së foluri për ndeshjen. Apo, më ndryshe thënë, për konturin e një ndeshjeje. Për reagimet, karakterin, gëzimit apo të zhgënjimeve.
Është e vërtetë se që kur mbërriti në fund të dhjetorit, Conceiçao ka pasur shumë pak kohë për të plazmuar skuadrën në stërvitje duke qenë se Milani, mes Superkupës, Serie A dhe Champions League, ka luajtur praktikisht çdo tre ditë por është po aq e vërtetë që, dhe trajneri nuk fshihet, ka gabime dhe situata për t’u zgjidhur, të cilat janë shumë të mëdha për të mos u analizuar. Milani është rikthyer si të presojë lart ashtu edhe të jetë e gjatë. Skuadra ka vështirësi për të qëndruar kompakte. 4-3-3 i kërkuar nga shumë njerëz, përfshirë edhe specialistë, në fillim të sezonit i bën 11-ëshin në fushë të sheshtë, të lexueshëm, pa ide dhe ende pa një skemë preçize mendore mbi atë se si të prishen mbrojtjet kundërshtare.
Nga këtu titulli: do të nevojiteshin pak gjëra, të bëra mirë, por me rëndësi thelbësore. I referohemi situatave vërtet bazike, siç është mbivendosja e mbrojtësit anësor kur sulmhet në krah, pa pasur nevojë të rikthehet çdo herë dhe të krosohet me rezultate shpesh të dyshimta. Apo, akoma, kohet ndërhyrjeve të mesfushorëve: sot ndaj Parmës dy golat e përmbysjes, sado të rastësishëm të duken dhe rezultat i një dëshire thuajse shtazarake për të përmbysur rezultatin në 5 minuta pas qetësisë së vdekur të 90 minutave të mëparshme, mbërrijnë pas një nderhyrjeje perfekte të një mesfushori dhe një situate që erdhi nga një krosim nga prapavija të mbrojtësit anësor (me kundërshtarin që mbyllet dhe më pas mban në lojë Chukwueze), me Pulisic që bën thirrje për rreshtimin lart të Bartesaghit në krah.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
E thjeshtë, vërtetë? Me fjalë, sigurisht. Por është më i fundmi demonstrim sesi kjo skuadër, të paktën kundër kundërshtarëve “në letër” inferiorë, duhet të “kufizohet” në lojëra të thjeshta dhe efekase, gati skolastike: cilësia e lojtarëve bën diferencën. Sidoqoftë, Conceiçao nuk ndalet së thëni se, me të drejtë, ka shumë punë për të bërë në aspektin e lojës dhe ne jemi absolutisht të bindur se ky nuk është Milani që ai ka në mendje, veçanërisht duke parë Porton e tij: një skuadër e shkurtër, e keqe (ndaj kundërshtarëve), kompakte, që bënte gjëra të thjeshta, por thelbësisht të rëndësishme.
Është, megjithatë, një gjë që duhet pranuar: të shihje të anuluar golin e barazimit në minutën e 88-të në një mjedis që edhe pa atë ishte shumë i dëshpëruar, do t’i kishte prerë këmbët shumë skuadrave. Reagimi përfundimtar, edhe pse duhet kuptuar se u arrit në atë situatë, ishte përtej të zakonshmes. Jo e thjeshtë, sigurisht, por edhe kjo ka një rëndësi thelbësore.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>