Sezoni i Pulisic ka dy fytyra: nga protagonist në gusht deri në dhjetor 2025, tek një hije e plagosur nga kavilja dhe probleme fizike. Gimenez? Tentativa e verës për shkëmbim me Dovbyk dështoi, dhe rikuperimi i tij mbetet enigmë. Nkunku? Pas një muaji e gjysmë shprese, u “eklipsua” përsëri.
Zgjidhja? Luka Modric. Por me një kusht: duhet të bindet të qëndrojë.
Fushata totale – si u bind Maignan
Tare dhe Allegri flasin prej kohësh për merkaton. Por prioriteti nr.1 është rinovimi i kroatit. Societeti, trajneri, shokët – të gjithë kanë nisur “manovrat e mëdha”. Është strategjia që funksionoi me Maignan: një mobilizim i plotë Milanello-s për të treguar rëndësinë e lojtarit.
Modric ka opsionin të aktivizojë vetë një vit tjetër kontratë. Por dëshira duhet të jetë e dyanshme. Dhe këndvështrimi i klubit është i qartë: pa të, mesfusha humbet shpirtin.
Taktika e re – “doppio play” kundër Cremonese-s
Në prag të ndeshjes me Cremonese-n (e vështirë për karakteristikat e saj), Allegri eksperimenton. Fofana titullar, Ricci ndihmës i besuar, Jashari në ngjitje. Por ideja e vërtetë është “doppio play” me Modric – dy organizatorë për të rritur prodhimin ofensiv.
Fullkrug është alternativa sulmuese pas paraqitjes në Firenze dhe 3 pikëve kundër Lecce-s. Por zemra e skuadrës mbetet kroati.
Coppa del Mundi me Meksikën mund të hapë rrugë të reja për Gimenez. Por për momentin, Milani nuk ka luksin të presë. Nevoja është e sotme, dhe Modric është ilaçi.
Nëse “maestro” pranon, San Siro do të vazhdojë të shikojë magjinë. Nëse jo, verë do të jetë dramatike. Deri atëherë, çdo telefonatë, çdo bisedë, çdo duartrokitje në Milanello ka një destinatar: numri 14. 🔴⚫🇭🇷
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
